Pse ishte sekrete vizita e Marjam Raxhavi në Shqipëri?
Disa javë para vizitës sekrete të Marjam Raxhavi në Shqipëri, lajmi për këtë vizitë u publikua nga Muhamed Rezaki, anëtar i ndarë nga sekti Raxhavi, në një kohë që organizata e sektit Raxhavi nuk ka publikuar asnjë lajm mbi këtë vizitë sekrete.
Duke pasur parasysh përvojën mbi 20 vjecare të ekzistencës së sektit Raxhavi, mund të thuhet me siguri se cili ishte qëllimi i vizitës së Marjam Raxhavi në Shqipëri. Fakti që lajmet mbi lëvizjet e fshehta të krerëve të sektit Raxhavi në Shqipëri dhe në Europë bëhen të ditura nga anëtarët e ndarë nga sekti Raxhavi dëshmon se gjërat nuk po shkojnë mirë në brendësi të këtij sekti. Por cilat ishin qëllimet e vizitës sekrete të Marjam Raxhavi në Shqipëri?
Së pari: Dërgimi i mesazhit raxhavist-daeshist (ISIS) tek anëtarët e sektit në Shqipëri.
Së dyti: Mbulimi i lajmit për vdekjen e Masud Raxhavi.
Së treti: Ngritja e moralit të anëtarëve të demoralizuar pas dëbimit nga Iraku në Shqipëri.
Së katërti: Dhënia e premtimeve boshe pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Në bazë të informacioneve të dala nga brenda sektit Raxhavi në Shqipëri, Marjam Raxhavi ka pretenduar se gjatë vizitës sekrete në Shqipëri ka përcjellë një mesazh nga burri i saj Masud Raxhavi, ku ky i fundit i ka urdhëruar anëtarët e organizatës që tani e tutje duhet t’u binden pa asnjë kundërshtim urdhërave të Marjam Raxhavi dhe të Këshillit drejtues të organizatës! Duhet thënë se deri para dëbimit të grupit terrorist Munafekin nga Iraku, Masud Raxhavi shfrytëzonte cdo rast për të organizuar takime e mbledhje me anatarët e organizatës, ku ai shante dhe kërcënonte me vdekje anëtarët e ndarë nga kjo organizatë terroriste. Normalisht, shtrohet pyetja se cfarë ka ndodhur që Masud Raxhavi nuk mund të takohet me anëtarët e organizatës së tij në një vend të sigurt si Shqipëria?! Cfarë ka ndodhur brenda organizatës që Marjam Raxhavi detyrohet të udhëtojë fshehtas në Shqipëri për t’u dhënë mesazhin raxhavist-daeshist anëtarëve të kësaj organizate të robëruar në Shqipëri? Përgjigja e këtyre pyetjeve është e qartë. Vizita sekrete e Marjam Raxhavi në Shqipëri e bën të qartë se gjendja e sektit raxhavist-daeshist në Shqipëria nuk është aspak sipas dëshirës së krerëve të këtij sekti. Mungesa e disiplinës, neglizhenca, mosbindja e sidomos ndarja e anëtarëve nga grupi Munafekin është bërë shkak që vetë kryetarja Marjam Raxhavi të shkojë fshehtas në Shqipëri për t’u përcjellë mesazhin e Masud Raxhavi dhe për të ngritur moralin e anëtarëve të cfilitur e të demoralizuar, të cilët e ndjejnë në lëkurën e tyre shijen e hidhur të disfatës. Tjetër qëllim i rëndësishëm i kësaj vizite ishte krijimi i bindjes së Masud Raxhavi është gjallë. Nëse Masudi është gjallë, pse ishte e nevojshme vizita e Marjam Raxhavi në Shqipëri? Vetë deklarata e Marjam Raxhavi se anëtarët e organizatës tani e tutje duhet t’i binden asaj dhe Këshillit drejtues, synon të pregatisë terrenin për t’i bindur anëtarët e organizatës MEK se tani e tutje, nuk do të kenë më takime e mbledhje me Masud Raxhavi apo mesazhe audio-vizuale nga ai. Mund të thuhet me siguri se nëse nuk do të jetë Masud Raxhavi, mbi 90 % e anëtarëve të organizatës Munafekin nuk do të pranojnë lidershipin e Marjam Raxhavi. Kjo do të conte në shpërbërjen shumë të shpejtë të kësaj organizate dhe për të evituar këtë shpërbërje, Marjam Raxhavi dhe ish bashkëshorti i saj Mehdi Abrishamci kanë pregatitur një skenar, ku si gjithmonë mashtrimi dhe djallëzia thonë fjalën kryesore.