Përpjekjet e grupit MEK për rekrutimin e spiunëve
Anëtari i ndarë nga grupi terrorist Mojahedin-e-Khalk (MEK) dhe drejtor i shoqatës Nexhat (Shpëtimi) në Iran tha se aktualisht, grupi terrorist MEK është duke bërë përpjekje për rekrutimin e spiunëve.
Ibrahim Khodabande, në një konferencë shtypi në qytetin Jazd në jug të Iranit, deklaroi:” Grupi terrorist Munafekin (MEK), ashtu si në të kaluarën, po përpiqet të rekrutojë elementë të vecantë dhe vazhdon të evitojë rekrutimin social. Ky grup, më parë është përpjekur të rekrutojë anëtarë të rinj duke shfrytëzuar elementë islamikë, fetarë, duke përkrahur idenë e lirisë, pavarësisë dhe luftës kundër imperializmit amerikan dhe madje në këtë drejtim ka qenë më aktiv sesa Republika Islamike, por në praktikë nuk ka qenë kështu.” Ky ish anëtar i MEK, duke pohuar se anëtarët e këtij grupi janë plotësisht dhe verbërisht të bindur ndaj vendimeve të kryetarit Masud Raxhavi, shtoi:” Mesazhi i fundit audio i publikuar nga Masud Raxhavi daton dy vjet më parë, por nuk mendoj se ai ka vdekur, sepse faktet e shumta të publikuara e kanë demaskuar atë dhe kanë treguar fytyrën e tij të vërtetë si një mashtues dhe demagog i paskrupullt dhe ekzistojnë shumë pyetje, të cilave ai duhet t’u përgjigjet.” Khodabande duke theksuar se grupi MEK duhet analizuar në kuadrin e grupeve mafioze, të cilat veprojnë duke kontrolluar psikologjikisht anëtarët e tyre, shtoi:” Cdo organizatë njihet në bazë të tre faktorëve: lidershipi, ideologjia dhe strukturat organizative, por në grupe e tilla si MEK, lideri e barazon veten me Zotin.” Drejtori i shoqatës Nexhat në Iran duke theksuar se ideja ‘qytetari gazetar’ është një ide e vjetër sioniste që u shfrytëzua edhe nga MEK, shtoi:”Në pamje të parë, munafekinët kishin pikëpamje feministe në lidhje me femrat, por në praktikë silleshin brutalisht me ato dhe femrat në këtë organizatë nuk kishin asnjë të drejtë, madje me urdhër të Marjam Raxhavi, ato ishin të lejuara për të gjithë anëtarët e organizatës.” Khodabande në vazhdin thekson:” Në fillim, shumë persona nuk e dinë se po bashkëpunojnë me organizatën MEK, por më pas e vazhdojnë bashkëpunimin nga frika e publikimit të bashkëpunimit të tyre me këtë organizatë terroriste. Organizata MEK nuk ka probleme financiare, sepse financohet nga armiqtë e Iranit. Psh, ish mbreti i Arabisë Saudite Abdullah ben Abdulaziz, pasi Masud Raxhavi e kreu haxhin sipas traditës së sunitëve, i dha atij aq shumë flori, saqë transportimi i sasisë së florinjve me avion ishte i pamundur.” Khodabande thotë:” Anëtarët e mbetur të grupit MEK u transferuan nga Iraku në Shqipëri, një vend që ka marrëdhënie të ngushta me Izraelin dhe Amerikën. Natyrisht, prania e terroristëve të MEK në Shqipërinë e vogël dhe të varfër kundërshtohet nga shumë persona, por premtimet e shumta për ndihma financiare bënë të mundur vendosjen e terroristëve në Shqipëri.” Drejtori i shoqatës Nexhat tha se aktiviteti i kësaj shoqate bazohet në dërgimin e familjarëve të anëtarëve të MEK në bazat Ashraf dhe Liberty në Irak për tu takuar me bijtë e tyre, por shtoi: “Pas transferimit të anëtarëve të MEK në Shqipëri, shumë të afërm dhe familjarë të tyre janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Shqipëri, por shoqata Nexhat, për arsye të ndryshme nuk e sheh të udhës dërgimin e tyre atje.” Ibrahim Khodabande shton: “Në bazë të statistikave, grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e 122 mijë njerëzve në Iran dhe aktualisht ky grup ka rreth 3 mijë anëtarë. Pas rrëzimit të regjimit të Sadamit, Republika Islamike e Iranit shpalli amnisti dhe 700 anëtarë të grupit MEK u ndanë nga ky grup dhe deri tani asnjë prej tyre nuk është gjykuar.” Iraxh Salehi, anëtar i ndarë nga grupi MEK dhe drejtor i shoqatës Nexhat në provincën veriore Mazanderan tha:” Mediat duhet të sensibilizojnë popullin e në vecanti të rinjtë në lidhje me aktivitetet e grupit tërrorist MEK.” Abulkasem Jagmani, drejtori i shoqatës Nexhat në provincën Jazd, tha:” Bijtë e 15 familjeve të provincës Jazd ndodhën aktualisht në kampet e grupit MEK në Shqipëri”. Shoqata Nexhat është themeluar në vitin 2004 dhe aktualisht nga degë në 27 provinca të Iranit.