MEK dërgon letra dhe mundohet të takohet me Donald Trump
Në kohën kur më herët është theksuar se në shtabin e presidentit Donald Trump gjenden figura si Rudi Xhuliani të cilët kanë lidhje të afërta me grupin terrorit MEK, tashmë ky grup terrorist po bën përpjekje për tu takuar me presidentin e zgjedhur amerikan me qëllim që të ndikojnë në politikat e Donald Trump kundrejt Iranit.
Agjencia Parstoday njofton se kohë më parë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump mbajti një bisedë telefonike me kreun e Tajvanit duke thyer protokollin e politikës mes Amerikës dhe Kinës. Kjo bisedë telefonike ngjalli irritimin e Kinës. Mirëpo tani disa prej anëtarëve të grupit terrorist MEK duke dërguar letra për Donald Trump, po mundohen të përsërisin një skenë të ngjashme me atë të Tajvanit, por kësaj here lidhur me Iranin. Ata me anë të këtyre letrave duke shfrytëzuar figura në shtabin politik të Trump, po mundohen të ndikojnë në politikat e ardhshme të presidentit amerikan kundrejt Iranit. Në këto letra i është kërkuar Donald Trump që ai të vështirësojë akoma më shumë kushtet për Iranin dhe të rinisë bisedimet dhe negociatat për marrëveshjen bërthamore. Në një prej këtyre letrave thuhet: Ne shpresojmë se fitorja jote në zgjedhje do të rezultojë me zbatimin e premtimit tuaj për të rinegociuar ndikimet ndërkombëtare dhe rajonale të kësaj marrëveshjeje. Ne shpresojmë që nën drejtimin tuaj, Amerika të ndihmojë iranianët që të rimarrin vendin e tyre që drejtohet nga një grup islamik prej 4 dekadash. Përpjekjet e grupit terrorist MEK bëhen në kohën kur gjatë qeverisë së Barack Obamës, ai duke kuptuar qëllimet tendencioze dhe dashakeqe të MEK, nuk ka lejuar ndikimin e këtij grupi terrorist në politikat e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të qeverisë amerikane dhe nuk i ka kushtuar vëmendje përpjekjeve të këtij grupi për të prishur imazhin e Iranit. Mirëpo tani MEK duke shfrytëzuar figura si Rudi Xhuliani dhe Xhon Bultan, persona të afërt me Donald Trump, ka nisur të dërgojë letra me qëllim që të ndikojë në politikat e Donald Trump rreth Iranit. Një prej personave të afërt me Donald Trump, sa i përket kësaj çështjeje në një prononcim për Fox News ka thënë; Figura si Xhuliani, Gengric dhe Bultan janë personalitete që kanë lidhje të afërta me këtë grup. Ata duke bashkëpunuar me këtë grup mundohen të ushtrojnë presione ndaj Iranit. Edhe pse thuhet se MEK po përpiqet të takohet me Donald Trump, mirëpo nuk dihet nëse ky takim do të bëhet apo ajo. Grupi terrorist MEK për vite me radhë ka qëndruar në listën e zezë të grupeve terroriste të Amerikës dhe qeveria e Barack Obamës nuk është shprehur e interesuar për tu afruar dhe bashkëpunuar me këtë grup dhe nuk i ka kushtuar vëmendje deklaratave anti-iraniane të këtij grupi. Por me ardhjen e Donald Turmp në krye të shtetit në Amerikë, grupi terrorist MEK ka nisur lëvizje të reja me propaganda negative kundër Iranit me shpresën se do të ndikojë tek politikat e Donald Trump kundrejt Iranit.