Dy emigrantë vdesin pas përmbysjes së një automjeti në serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i40273-dy_emigrantë_vdesin_pas_përmbysjes_së_një_automjeti_në_serbi
Dy emigrantë kanë vdekur sot dhe 10 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, kur një automjet, që po i transportonte kontrabandë përmes Serbisë u përmbys.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 11:33 Europe/Tirane
  • Dy emigrantë vdesin pas përmbysjes së një automjeti në serbi

Dy emigrantë kanë vdekur sot dhe 10 të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike, kur një automjet, që po i transportonte kontrabandë përmes Serbisë u përmbys.

Një kamionçinë e mbushur me njerëz u përmbys në Drazhevaç, 220 kilometra në jug të Beogradit, ndërkohë që po i ikte policisë përgjatë autostradës nga Nis.

Shoferi u arratis.

Në mesin e atyre të plagosur, pesë ishin fëmijë”, raporton RTS-ja, duke cituar kreun e klinikës mjekësore emergjente në Nis, Miodrag Laziç.

Nëntë muaj pasi rruga ballkanike e emigrantëve u mbyll zyrtarisht, emigrantët vazhdojnë ende ta përdorin atë, por tashmë janë të detyruar të paguajnë kontrabandistët për t’i transportuar drejt vendeve të pasura të Bashkimit Evropian.