Serbia proteston për shkeljen e flamurit serb në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41209-serbia_proteston_për_shkeljen_e_flamurit_serb_në_tiranë
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2017 17:23 Europe/Tirane
  • Serbia proteston për shkeljen e flamurit serb në Tiranë

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka përcjellë një protestë verbale të ngarkuarit me punë në ambasadën e Shqipërisë në Beograd, Xhelal Fejzës, për shkeljen e flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.

Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta kapin kryesin e veprës, që ëhstë identifikuar, dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare si dhe të njoftohet për masën e ndërmarrë. Fejza ka shprehur keqardhje për incidentin dhe ka thënë se reagimi i Serbisë do t’i përcillet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë. Një shqiptar ka shkelur flamurin e Serbisë përpara ndërtesës së ambasadës së Francës në Tiranë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Ramush Haradinajt. Ngjarja ndodhi të enjten ndërkohë që në njoftim nuk u saktësua nëse policia kishte intervenuar. Haradinaj u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë.