Letra e ish anëtarit të MEK drejtuar kryeministrit Edi Rama
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i41482-letra_e_ish_anëtarit_të_mek_drejtuar_kryeministrit_edi_rama
Shahruz Taxhbakhsh, ish anëtar i grupit terrorist MEK në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka folur mbi gjendjen dhe karakterin e këtij grupi. Në këtë letër të publikuar në media thuhet:
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 09, 2017 09:38 Europe/Tirane
  • Letra e ish anëtarit të MEK drejtuar kryeministrit Edi Rama

Shahruz Taxhbakhsh, ish anëtar i grupit terrorist MEK në një letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka folur mbi gjendjen dhe karakterin e këtij grupi. Në këtë letër të publikuar në media thuhet:

Zoti Edi Rama, kryeministër i nderuar i Shqipërisë

Unë Jam Shahruz Taxhbakhsh, një ish anëtar i grupit MEK, që prej disa vitesh jam larguar dhe ndarë nga ky grup. Unë banoj në Evropë. Duke qenë se anëtarët e MEK janë transferuar në Shqipëri, krerët e këtij grupi po bëjnë përpjekje që të zgjerojnë aktivitetet e grupit në vendin tuaj. Si një aktivist i të drejtave të njeriut në Evropë dhe një prej anëtarëve kritikë të ndarë nga ky grup, e shoh të nevojshëm të qartësoj dhe t’iu informoj për disa pika:

Kjo organizatë që në vigjilje të krijimit të saj është mbështetur tek rezistenca e armatosur. Ajo përdorimin e forcës e ka zgjedhur si opsion për të marrë pushtetin politik. Që nga koha e mbretit Shah të Iranit e deri tani kjo organizatë ka insistuar në përdorimin e armës dhe është e para organizatë që vetë ka pohuar se ka kryer sulme me bomba dhe kamikaze në Iran, sulme që më pas janë marrë si shembull nga organizatat e dhunshme në Lindjen e Mesme.

Organizata MEK, synon që në Iran të vendosë një shtet të preferuar nga Marjam Raxhavi dhe jo nga populli iranian. Iranianët organizatën MEK e shohin si tradhtare e kombit dhe mercenare e armikut Sadam Husein. Kjo organizatë nuk ka asnjë perspektivë për politikën në Iran dhe shumica e iranianëve kanë bindjen se një shtet i kryesuar nga MEK do të jetë shumë herë më keq sesa gjendja aktuale.

MEK duke e paraqitur veten si opozitë e internuar dhe për të treguar se ka shanse që të rrëzojë regjimin në Iran, mundohet të mbajë në çdo formë anëtarët e organizatës, duke u dhënë atyre shpërblime të ndryshme, duke i shtypur, ushtruar opresione, duke përdorur metodën e shpëlarjes së trurit dhe shumë metoda të tjera. MEK është një organizatë me strukturë kulti e bazuar në preferencat e kryetares Marjam Raxhavi. Në dekadën e kaluar anëtarët e Mek janë mbajtur mbrapa mureve të larta dhe telave me gjemba. Atyre u është bërë shpëlarje truri dhe janë mbajtur larg nga bota reale. MEK frikësohet nga fakti se në rast se anëtarët e grupit krijojnë kontakte me botën jashtë, atëherë ata do ta kuptojnë realitetin dhe do të ndahen nga grupi.

Kjo organizatë është një kult fetar dhe mafioz dhe përfshin të gjitha karakteristikat e një kulti. Anëtarët e kultit MEK nuk kanë mundësi që të zgjedhin lirshëm fenë e tyre. Të gjithë këta anëtarë duhet të jenë shiitë që pranojnë 12 imamët. Në kultin MEK nuk njihet zyrtarisht asnjë fe tjetër. Duhet thënë se kreu i grupit ka nxjerrë përkufizimin e tij të veçantë për fenë dhe nuk pranohet asnjë përkufizim tjetër. Anëtarët e kultit MEK nuk janë të lirë në zgjedhjen e tyre, nuk kanë të drejtë të kryejnë lirshëm aktivitete politike, sociale dhe kulturore. Deri më sot brenda kultit MEK nuk është kryer asnjë herë zgjedhje të lira me votime. Kulti ka kryetar të përjetshëm i cili kontrollon dhe drejton të gjitha çështjet sipas dëshirës së vet.

Kulti vret të gjithë kritikët e tij dhe ndaj tyre krijon dosje për shkak janë kundërshtarë dhe zbulues të realitetit ekzistues brenda kultit. Megjithatë ne do të vazhdojmë të zbulojmë të vërtetën me qëllim që të tjerët të mos mashtrohen nga propagandat e këtij kulti. Është fakt që anëtarët e këtij grupi me të gjetur rastin dhe mundësinë më të vogël dhe me tu informuar, menjëherë ndahen nga grupi. Duke qenë se funksionarët e kultit Raxhavi (MEK) po mundohen të vendosin kontakte me qeverinë dhe autoritetet shqiptare, prej jush kërkojmë që të jeni më të vetëdijshëm dhe të veproni më me përgjegjshmëri ndaj këtij grupi dhe të mos shpërfillni kërcënimet e këtij grupi ndaj Shqipërisë. Një tjetër çështje e rëndësishme është çështja e azilit dhe e dokumenteve të strehimit për anëtarët e ndarë dhe të larguar nga grupi, të cilët për shkak të presioneve të krerëve të MEK, përballen me trysni të mëdha. Ju si një prej funksionarëve të qeverisë shqiptare duke u koordinuar me komisariatin e lartë të emigrantëve të OKB dhe në mbështetje të personave të larguar dhe distancuar nga grupi, mos lejoni që ndaj këtyre personave të ushtrohen presione çnjerëzore dhe ndihmojini dhe mbështetini këta anëtarë që janë larguar nga grupi MEK.

Me respekt Shahruz Taxhbakhsh.