Harxhi: Ne i ledhatojmë ambasadorët amerikanë e i bëjmë guvernator
Ish-ministrja e Jashtme Edith Harxhi thotë në Arena në Rtv Ora News, se Shqipëria i ledhaton ambasadorët amerikanë duke i shndërruar ata në guvernator por kjo sipas saj, nuk është për faj të tyre. Ajo thotë se Shqipëria ia ka kaluar edhe Kosovës.
Pjesë biseda:
Hila: Kemi një ambasadë amerikane që është shumë e mbyllur tani, por që ka folur shumë për reformën në drejtësi…
Harxhi: Shqipëria i ledhaton ambasadorët amerikan dhe i bëjmë guvernator. U investua në reformën në drejtësi. Dekriminalizimi nuk erdhi prej andej. Në asnjë mënyrë nuk është objekt i një diplomacie. Ne ia kemi kaluar edhe Kosovës.
Hila: Trump do të bëjë me tepër presion?
Harxhi: Nuk mendoj se Trump do të merret me Shqipërinë. Efektet e saj do të ndihen më shumë edhe në Shqipëri. Po të shihni tensionin që ekziston, me establishmentin, reflektohet. Reflektohet edhe në Bashkimin Evropian. Ne jemi një fshat i vogël në botë, por kjo frymë do të vijë. Reforma në drejtësi ishte një investim edhe i ambasadës amerikane dhe këshillat vijnë nga Departamenti i Shtetit. Shqipëria dhe Ballkani janë të vegjël dhe nuk do të mungojnë të jenë në fokusin e diskutimeve gjeopolitike. Trump ka disa objektiva. ora-news