Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, vizitë zyrtare në Kosovë
(last modified Sun, 29 Jan 2017 17:39:54 GMT )
Janar 29, 2017 18:39 Europe/Tirane
  • Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, vizitë zyrtare në Kosovë

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pritet të vizitojë Kosovën më 3 shkurt.

Mediat kosovare raportojnë se vizita e Stoltenberg, vjen pas tensioneve më të fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mësohet se Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pritet të zhvillojë takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe trupat e KFOR-it. Zbehja e rolit të Bashkimit Evropian në Ballkan, ka sjellë si kundër-efekt rritjen e ndikimit të Rusisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike. I ballafaquar me sfidat e zgjerimit dhe sidomos me referendumin për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, ky union, sipas analistëve, ka lënë anash rajonin e Ballkanit, i cili është vënë tani në shënjestër të interesave të Rusisë. Megjithatë, vizita e Stoltenberg në Kosovë tregon se NATO nuk e ka larguar vëmendjen e saj nga Kosova dhe Ballkani.

 

Tags