Serbia bllokon migrantët në një qendër të Beogradit
Shkurt 01, 2017 16:11 Europe/Tirane
Serbia ka vendosur të bllokojë migrantët në qendrën për refugjatë në Beograd, raporton Associated Press.
Zyrtarët serbë kanë thënë sot se migrantët që momentalisht po qëndrojnë në qendrën për refugjatë të kryeqytetit të Serbisë duhet të marrin leje të veçantë për tu larguar nga qendra. Ata që marrin leje të veçant, duhet patjetër të kthehen në qendër më së largu në orën 10 të mbrëmjes. Kjo masë është ndërmarrë pasi një grua është ankuar se është sulmuar nga migrantët në afërsi të kampit, derisa ecte me tre fëmijët e saj. Ajo sipas AP-së, është ankuar se migrantët kanë dashur t’ia marrin karrocën me foshnjen e saj në të.
Tags