Ndërron jetë shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i44093-ndërron_jetë_shkrimtari_shqiptar_dritëro_agolli
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas problemeve shëndetësore shkrimtari i shquar shqiptar Dritëro Agolli. Ai u nda nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas informacioneve të para mjekët e kishin nxjerrë nga intubimi për të testuar mushkëritë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2017 18:05 Europe/Tirane
  • Ndërron jetë shkrimtari shqiptar Dritëro Agolli

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare pas problemeve shëndetësore shkrimtari i shquar shqiptar Dritëro Agolli. Ai u nda nga jeta rreth orës 16:00 të ditës së sotme dhe sipas informacioneve të para mjekët e kishin nxjerrë nga intubimi për të testuar mushkëritë.

Disa ditë më parë ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka pasur në rrugët e frymëmarrjes. Mësohet se shkrimtari e ka refuzuar shtrimin në spital, pavarësisht gjendjes. Pas muajve të ngarkuar nga sëmundja, Dritëro Agolli një nga emrat më të njohur të letrave shqipe mbylli sytë sot përgjithmonë në shtëpinë e tij në moshën 86-vjecare. Ikja e tij është një humbje për letërsinë dhe mendimin shqip. Një nga personalitetet më të rralla që ka pasur vëndi në këtë gjysëm shekulli, Agolli ka qënë i angazhuar jo vetëm në letërsi, por edhe politikë me angazhime jo vetëm përmes fjalës.