Femrat në sektin Monafekin, skllevër seksual
(last modified Wed, 08 Feb 2017 09:15:44 GMT )
Shkurt 08, 2017 10:15 Europe/Tirane
  • Femrat në sektin Monafekin, skllevër seksual

Çështja e shkeljeve të të drejtave të njeriut në grupin terrorist Monafekin është një prej çështjeve që përsëritet nga ky grup për çdo vit me pretekste të ndryshme. Fal faktit se krerët e këtij grupi terrorist kujtojnë vazhdimisht të drejtat e grave, bota për çdo vit do të ketë mundësi të perceptojë shumë mirë llojin e vështrimit të krerëve të grupit terrorist Monafekin ndaj grave dhe femrave.

Marjam Raxhavi, liderja e grupit terrorist Monafekin (Muxhahedine Khalk) e cila është emëruar në krye të këtij grupi nga bashkëshorti i tij dhe për të treguar gjestin e respektimit të të drejtave të njeriut, për çdo vit në raste të ndryshme mundohet që duke mashtruar opinionin publik ndërkombëtar, të blejë kredibilitet për sektin e saj dhe ta prezantojë atë si një alternativë demokratike dhe e mendimit të lirë për të zëvendësuar Republikën Islamike të Iranit.

Këto pretendime të grupit terrorist Monafekin mund të ketë efekt jashtë kufijve të Iranit dhe pranë atyre personave që nuk e njohin historinë e turpshme dhe të zezë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk (Monafekin), mirëpo për popullin e Iranit i cili nga afër ka pa dhe ka përjetuar krimet e tmerrshme dhe sjelljet mesjetare të grupit terrorist Muxhahedine Khalk, sidomos në fillim të viteve 1980-ta, pretendimet e këtij grupi terrorist nuk kanë kurrfarë vlere.

Ikja e qindra pjesëtarëve të pakënaqur të grupit terrorist Muxhahedine Khalk nga kampet e Irakut dhe së fundi nga kampi i Shqipërisë drejt vendeve të ndryshme të botës dhe zbulimi i skandaleve dhe krimeve të këtij grupi nga ata, tregohet shumë qartë se femrat në këtë sekt deri në çfarë mase ndodhen në gjendje të mjerueshme dhe të tmerrshme.

Detyrimi i femrave për të veshur rroba dhe uniforma të një modeli të njëjtë, divorci i detyruar i të gjithë atyre nga bashkëshortët, ndalimi i kontakteve mes grave dhe burrave brenda në kampet e grupit terrorist Muxhahedine Khalk, ndarja e fëmijëve nga nënat e tyre në kampet e Muxhahedine Khalk dhe dërgimi i atyre fëmijëve në Evropë, sidomos në Gjermani, ndalimi i martesës së vajzave të pamartuara brenda këtij grupi, kurorëzimi i detyruar i të gjitha grave të këtij grupi me Masud Raxhavi, operacioni i detyruar i të gjitha femrave për të mos lindur sipas zbulimit të grave që janë ndarë nga ky grup, mungesa e kushteve për arsimim për grat dhe burrat anëtarë të grupit terrorist Muxhahedine Khalk, ndalimi i femrave dhe grave anëtare të këtij grupi që të takohen me anëtarët e familjes së tyre të cilat kanë shkuar nga Irani; janë vetëm një pjesë sjelljeve të padurueshme dhe të paparamenduara të krerëve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk me femrat anëtare të këtij grupi.

Grat që kanë arritur të ikin dhe të ndahen nga grupi terrorist Muxhahedine Khalk, përbëjnë një pjesë të madhe të pjesëtarëve të ndarë të këtij grupi dhe në vete konsiderohet një çështje e rëndësishme. Raxhavi në të gjitha fjalimet e saj në prani të personave të cilët nuk janë të informuar për sjelljet dhe veprimet kundër të të drejtave të njeriut dhe çnjerëzore të këtij grupi, flet për të drejtat e grave dhe barazitë në familje dhe për lirinë e zgjedhjes së veshjes. Kjo është në kohën kur në mesin e pjesëtarëve të këtij grupi nuk ekziston asnjë martesë dhe asnjë familje dhe femrat pjesëtare të këtij grupi, përkundër femrave iraniane, janë të kushtëzuar të veshin vetëm një lloj të veçantë të rrobave.

Femra në grupit Muxhahedine Khalk është një qenie pa vullnet e cila definohet në kuadër të dëshirave dhe qëllimeve të liderit të këtij grupi dhe në kuadër të besnikërisë ndaj tij. Edhe grat të cilat në mënyrë sipërfaqësore ndodhen në nivelet më të larta të strukturave të grupit Muxhahedine Khalk, janë gra pa ndjenja dhe pa vullnet të vilat gjithashtu janë të zotuara që ta ndjekin liderin e grupit dhe bashkëshorten e tij pa kurrfarë hezitimi. Megjithëkëtë, lideri i grupit terrorist Muxhahedine Khalk padyshim se është personi i fundit i cili mund të deklarohet në lidhje me grat dhe të drejtat e tyre.