Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i45112-rama_shqipëria_dhe_kosova_duhet_t’i_unifikojnë_shërbimet_konsullore
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 16, 2017 07:21 Europe/Tirane
  • Rama: Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore

Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore.

Ai ka sqaruar se kjo nuk do të nënkupton se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Po ashtu Rama hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike. Këto komente kryeministri Rama i bëri me rastin e lansimit të Shërbimit Konsullor “Online”, në të cilin do të gjenden plot 36 shërbime konsullore me procedura të thjeshta, tërësisht të standardizuara dhe të unifikuara në një platformë të vetme. Nëpërmjet këtij shërbimi konsullor “online” emigrantët shqiptarë do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri.