Filmi “Ngjarja e mesditës” dhe irritimi i MEK
Kinemaja iraniane prej viteve 80 e deri më sot është munduar të reagojë ndaj aktiviteteve të grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Edhe pse produktet e kinemasë iraniane në këtë fushë nuk janë të shumta në numër, mirëpo vitet e fundit kinemaja iraniane i ka kushtuar vëmendje veprimeve të MEK, siç ishte edhe filmi “ Ngjarja e mesditës”.
Ndryshimi i ideologjisë së grupit MEK, rezistenca e grupeve revolucionare në përballje me këtë grup terrorist dhe parandalimi i krimeve të tij dhe vrasja e disa prej figurave të shquara të revolucioni islamik nga ana e MEK, janë disa prej tematikave të përdorura nëpër filmat iranianë për qartësimin e imazhit real të MEK.
Filmi “ Ngjarja e mesditës” është realizuar nga regjisori Muhamed Husein Mahdavian me skenar të Muhamed Husein Mahdavian dhe Ibrahim Amini. Producent i këtij filmi është Sejed Mahmud Razavi. Filmi trajton ngjarjet e vitit 1982 pas fitores së revolucionit islamik në Iran. Ky film në festivalin e 35 të filmit Faxhr në Iran fitoi çmimin Simorg (feniksi), për filmin më të mirë të festivalit, çmimin Simorg nga këndvështrimi kombëtar dhe çmimin Simorg për filmin më të mirë të votuar nga publiku. Përveç kësaj Behzad Xhaafari Tadi mori çmimin Simorg për koreografin më të mirë të festivalit të filmit Faxhr. Filmi “ Ngjarja e mesditës” i kushtohet vrasjeve që ka bërë grupi terrorist MEK në vitin 1982 në Iran. Disa vite pas fitores së revolucionit islamik, në atë ditë kur grupi MEK kishte arritur kulmin e aktiviteteve të tij, ky grup iu kundërvu popullit iranian duke vrarë njerëz nëpër rrugë. Mirëpo populli iranian në atë kohë u përball me veprimet e këtij grupi, ndërsa sot përballja me terroristët e MEK nuk është vetëm përballja fizike. Arti i ka ardhur në ndihmë revolucionit me qëllim që të zbulojë imazhin e vërtetë të terroristëve të MEK. Disa faktorë akoma nuk arrijnë ta besojnë se kinemaja historike dhe politike mund të gjejë hapësirë të gjerë në sallat e kinemasë, mirëpo mbështetja e gjerë e publikut iranian ndaj filmit “ Ngjarja e mesditës” tregojnë influencën e këtyre filmave në kinema. Në kohën kur skenaristi hulumton mirë dhe regjisori i kushton kohë prodhimit të filmit, në fund del një film i mirë rreth historisë së revolucionit për të cilin brezat e tretë dhe të katërt nuk kanë informacion. Historia bashkëkohore e Iranit nuk i ka harruar krimet e terroristëve të MEK. Edhe pse brezat e rinj të revolucionit nuk mund të kujtojnë ngjarje si “ Tre oficerët”, mirëpo vlerat e filmit nuk janë më të pakta sesa përballja në terren me terroristët. Padyshim se prodhimi i filmave si filmi “ Ngjarja e Mesditës” është një lëvizje në përkrahje të revolucionit.
Kanë kaluar më shumë se 3 dekada nga krimet e grupit MEK. Mirëpo deri më sot nuk është prodhuar qoftë edhe një skenë kinematografike mbi krimet e MEK. Në kinematë e botës, çdo lloj ngjarje e tillë përdoret si skenar për të ndikuar tek opinioni publik. Mirëpo heshtja e kinemasë iraniane ndaj kësaj ngjarjeje të historisë bashkëkohore të Iranit ishte e hidhur. Filmi “Ngjarja e mesditës”, trajton ngjarje të rëndësishme në vitet e para të revolucionit islamik. Ndoshta janë të paktë ata që e dinë se grupi terrorist MEK në vitet e para të revolucionit, vriste njerëzit vetëm për arsye se ata kishin mjekër apo kishin ngjitur foton e imamit nëpër dyert e shtëpisë dhe në muret e punës së tyre. Të tilla ngjarje duhen rikujtuar me qëllim që ky grup terrorist të mos fshihet prapa propagandave mediatike të tij. Grupi terrorist MEK fliste për lëvizje popullore, mirëpo kërkesa e popullit për këtë grup nuk kishe aspak rëndësi. Krerët e grupit terrorist MEK dhe anëtarët themelues të tij ishin të mendimit se për të rrëzuar shtetin popullor të Republikës Islamike të Iranit, duhej krijuar një lum gjaku dhe me anë të terroreve dhe vrasjeve të merrnin në dorë shtetin. Mirëpo ky grup terrorist nuk ia arriti qëllimit dhe tani filma si “ Ngjarja e mesditës” dhe filmi “ Sianur” kanë zbuluar të vërtetën e aktiviteteve të këtij grupi terrorist.
Filmi “ Ngjarja e mesditës” ka treguar më së miri imazhin e vërtetë të MEK dhe ky film në kushtet aktuale konsiderohet i përshtatshëm, efikas dhe i dobishëm. Është e qartë se lëvizja mediatike përballë terroristëve të MEK ka zbuluar më së miri fytyrën dhe imazhin e vërtetë të terroristëve. Kjo ka irrituar së tepërmi terroristët e MEK. Terroristët e MEK nuk ndihen të sigurt jo vetëm në skenën reale por ata ndihen të kërcënuar dhe dëmtohen edhe nga skena e artit iranian, rrugë kjo që nuk ka fund por do të vazhdojë edhe në të ardhmen.