Në Shqipëri botohet libri "Fatime Zehra (s.a.)"
Libri "Fatime Zehra (s.a.) është përgatitur në bashkëpunimin e komitetit për studime të alevive dhe është botuar nga Tarikati Kadiri në Shqipëri.
Klubi i gazetarëve PUJA njoftoi se libri "Fatime Zehra (s.a.)" i autorit Haxhi Xhemal Bala është përgatitur në 80 faqe dhe është botuar në një tirazh 1000 copë në bashkëpunim me komitetin për studime të alevive dhe është botuar nga Tarikati Kadiri në Shqipëri. Ky libër përshkruan jetën dhe personalitetin e Hazretit Fatime Zehra (s.a.). Në fillim të librit është shkruar një parathënie nga autori dhe pastaj prezantohet Ehli Bejti (a.s.) i Hazretit Muhamed Mustafa s.a.v.s.. Në vazhdim libri prezanton personalitetin e vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. Hazretit Fatime (s.a.) që nga lindje deri në martirizim. Ky libër është përgatitur dhe botuar me kërkesë të Shejh Bujar Horasanit, shehu i Tarikatit Kadiri në Shqipëri dhe duke marrë parasysh nevojën e shoqërisë myslimane për tu njohur më mirë me personalitetin dhe jetën e Hazretit Fatime (s.a.). Konsullata e Republikës Islamike të Iranit ka ndihmuar përgatitjen dhe botimin e këtij libri.