Irani dhe Bosnje Hercegovina bashkëpunojnë në fushën e sigurisë
(last modified Fri, 10 Mar 2017 18:39:45 GMT )
Mars 10, 2017 19:39 Europe/Tirane
  • Irani dhe Bosnje Hercegovina bashkëpunojnë në fushën e sigurisë

Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të parlamentit të Iranit, deklaroi se Irani dhe Bosnje Hercegovina kanë rënë dakord për të bashkëpunuar në çështjet e sigurisë.

z. Alaudin Boruxherdi, kryetari i Komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të parlamentit të Iranit, në takimin e zhvilluar sot në Sarajevë me zv/ministrin e brendshëm të Bosnje Hercegovinës, Mio Kërshic, theksoi se Iranit dhe BeH kanë nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e përvojave dhe informacioneve mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit. Nga ana e tij Mio Kershic, zv/ministër i brendshëm i BeH duke folur mbi rrezikun serioz që përbën fenomeni i terrorizmit, tha se Irani dhe Bosnja kanë vullnet serioz për të pasur bashkëpunim të afërt e konstruktiv në luftën kundër terrorizmit. Z. Boruxherdi në krye të një delegacioni parlamentar iranian po zhvillo një vizitë në Beh në kuadër të një turneu në rajonin e Ballkanit.

 

Tags