Shqipëri: Trazira në takimin e Marjam Raxhavi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i46990-shqipëri_trazira_në_takimin_e_marjam_raxhavi
Sipas informacioneve të publikuara nga anëtarë të distancuar nga grupi MEK në Shqipëri, në takimin e fundit të pjesëtarëve të këtij grupi terrorist me kryetaren Marjam Raxhavi, disa anëtarë të pakënaqur kanë bërë trazira dhe kanë prishur takimin e zhvilluar në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 14, 2017 11:44 Europe/Tirane
  • Shqipëri: Trazira në takimin e Marjam Raxhavi

Sipas informacioneve të publikuara nga anëtarë të distancuar nga grupi MEK në Shqipëri, në takimin e fundit të pjesëtarëve të këtij grupi terrorist me kryetaren Marjam Raxhavi, disa anëtarë të pakënaqur kanë bërë trazira dhe kanë prishur takimin e zhvilluar në Shqipëri.

Agjencia Pars Today citon agjencinë informative Afkar News të ketë thënë se sipas informacioneve më të fundit, disa anëtarë të distancuar të grupit terrorist MEK në Shqipëri në takimin e fundit të Marjam Raxhavi kanë bërë trazira dhe pasi kanë prishur takimin kanë dalë nga mbledhja. Trazirat kanë nisur në kohën kur Marjam Raxhavi është munduar të bëjë përgjegjës anëtarët e grupit MEK për qorrsokakun aktual të grupit. Në këtë moment disa prej anëtarëve të organizatës në shenjë proteste ndaj Raxhavi kanë thënë: Tani i ka ardhur fundi pushtetit dhe fuqisë tënde të kaluar në Irak dhe duhet ta dish se Sadami jo vetëm që është rrëzuar por edhe ka vdekur. Këta anëtarë pas deklarata se Raxhavi në shenjë proteste janë larguar nga takimi. Vlen të theksohet se kundërshtimet brenda grupit MEK kanë nisur kohë më parë që nga momenti i largimit të tyre nga Iraku dhe transferimit në Shqipëri dhe Marjam Raxhavi prej një muaji kishte programuar një vizitë një mujore në Shqipëri dhe organizimin e takimeve për realizimin e 3 objektivave.

  1. Organizimi i takimeve me qëllim përballjen me protestat dhe kundërshtimet e anëtarëve të grupit, kundërshtime që lindën pas largimit nga Iraku dhe transferimit të tyre në Shqipëri dhe që shtuan numrin e anëtarëve të distancuar nga grupi.
  2. Parandalimi i vizitës së familjarëve të anëtarëve në Shqipëri gjë e cila mund të shtojë akoma më shumë protestat dhe kundërshtimet. Raxhavi dhe krerët e tjerë të grupit terrorist MEK kanë eksperiencë të keqe nga prania e familjarëve të anëtarëve në kampin Ashraf dhe Liberty. Pikërisht prania e familjarëve i ka inkurajuar anëtarët që të tërhiqen nga sloganet e grupit dhe të tejkalojnë vijën e kuqe të kampit Ashraf d.m.th. largimin nga ky grup.
  3. Vizita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë në Tiranë dhe diskutimi i hapjes së ambasadës shqiptare në Teheran mund të ngushtojë akoma më shumë rrethin e aktivitetit të grupit terrorit të kultit Raxhavi në Shqipëri dhe mund tu hapë rrugë familjarëve të anëtarëve që të vizitojnë Shqipërinë për tu takuar me të afërmit e tyre. Kjo mund të thyejë zinxhirin e kontrollit të mendjeve dhe me padyshim mund të lirojë anëtarët që kanë rënë pre e grupit MEK. Pikërisht kjo i ka nevrikosur shumë Marjam Raxhavi dhe krerët e tjerë të grupit MEK. Për momentin shumë anëtarë të grupit MEK që ndodhen në Shqipëri, po presin momentin e duhur për tu çliruar nga ferri i kultit. Sipas informacioneve më të fundit thuhet se Marjam Raxhavi për të zgjidhur krizën dhe për të parandaluar largimin e forcave nga kulti, ka shtyrë lejen e saj të qëndrimit në Shqipëri me qëllim që tu përgjigjet personave të pakënaqur. Mirëpo shtimi i numrit të anëtarëve të larguar dhe distancuar nga grupi dhe shtimi i përpjekjeve të familjarëve të tyre për tu takuar me anëtarët e grupit që ndodhen në Shqipëri, nuk do ta lejojë Marjam Raxhavi që të ruajë strukturën e kultit të saj dhe të mos lejojë shkatërrimin e këtij grupi terrorist. Zhvillimet aktuale dëshmojnë se grupi MEK shumë shpejt do të fundoset dhe të gjithë anëtarët që janë kthyer në robër të këtij grupi më në fund do të lirohen.