Në Shqipëri festohet përvjetori i lindjes së Hazreti Fatime Zehra (s.a.)
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47316-në_shqipëri_festohet_përvjetori_i_lindjes_së_hazreti_fatime_zehra_(s.a.)
Në Tiranë u organizua një manifestim me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Fatime Zehra (s.a.), vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2017 04:05 Europe/Tirane
  • Në Shqipëri festohet përvjetori i lindjes së Hazreti Fatime Zehra (s.a.)

Në Tiranë u organizua një manifestim me rastin e përvjetorit të lindjes së Hazretit Fatime Zehra (s.a.), vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë manifestim të organizuar nga dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.) ishin të pranishëm edhe Gholamhusejn Muhamednija, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri dhe Ahmed Husejni Elest, konsulli kulturor i Iranit në Shqipëri. Profesor Xhemal Bala, autor i veprës "Fatime Zehra (s.a.)" ishte i pranishëm në këtë ceremoni dhe gjatë një fjalimi deklaroi se Hazreti Fatime Zehra (s.a.) është një shëmbëlltyrë e merituar për femrat myslimanë dhe të të gjithë botës e cila gjatë periudhave të ndryshme të jetës së saj ka dhënë kontribut të çmuar për fenë islame si vajza e Hazretit Muhamed s.a.v.s., si bashkëshortja e Imam Aliut (a.s.) dhe nëna e dy imamëve. Profesor Xhemal Bala me këtë rast gjithashtu i ftoi të gjithë të pranishmit që të lexojnë jetën dhe veprën e Hazreti Fatime Zehra (s.a.) dhe të njihen më tepër me të vlerat dhe pozitën e lart të saj në islam.