Nëndetësja turke në Durrës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47944-nëndetësja_turke_në_durrës
Një nëndetëse ushtarake turke e klasit 209, “Yerboj”  prodhim modern ushtarak turk i vitit 2008, e komanduar nga kapiteni i rangut të dytë Ersoj Akca,   ka hyrë mëngjesin e së enjtes   në portin e Durrësit, dhe është ankoruar në kalatën nr. 5 të këtij porti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2017 16:31 Europe/Tirane
  • Nëndetësja turke në Durrës

Një nëndetëse ushtarake turke e klasit 209, “Yerboj”  prodhim modern ushtarak turk i vitit 2008, e komanduar nga kapiteni i rangut të dytë Ersoj Akca,   ka hyrë mëngjesin e së enjtes   në portin e Durrësit, dhe është ankoruar në kalatën nr. 5 të këtij porti.

Nëndetësja është pritur që në det të hapur dhe është shoqëruar për në port  nga motovedetat 01 dhe 118 të Flotës Shqiptare  të Kepit të Palit. Vizita e saj 4-ditore në vendin tonë bëhet në kuadrin e forcimit të marrëdhënieve mes flotave ushtarake detare mes Turqisë dhe Shqipërisë dhe operacioneve të NATO-s. Nëndetësja  është e gjatë  rreth 62 m dhe ka një tonazh të përgjithshëm  1456 tonë. Është e pajisur me  8 silure të dukshme, si dhe të tjera numri i të cilave nuk publikohet për arsye ushtarake. Ajo është e angazhuar në mbrojtje të sigurisë kombëtare turke dhe në kuadrin e veprimtarisë së forcave të NATO-s. Nëndetësja është prodhim turk i vitit 2008  dhe ka një ekuipazh prej 45 ushtarakësh të rangjeve të ndryshme. Pas hyrjes në port,  komanda e nëndetëses dhe oficerë të ekuipazhit janë pritur në takime të veçanta nga kryebashkiaku i  Durrësit, Vangjush Dako dhe me pas nga prefekti  i Qarkut të Durrësit Roland Xhelili. Gjate vizitës 4-ditore ekuipazhi do të zhvillojë vizita në qendrat historike të Durrësit, Shkodrës , Krujës si dhe kanë në program organizimin e një ndeshje futbolli me skuadrën e Flotës Shqiptare. Nëndetësja ka shkuar ne Durrës nga një stërvitje e përbashkët e forcave detare të NATO-s të zhvilluar ne rajonin e bregdetit italian.