Kryebashkiaku i Sarajevës deklaron gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i47982-kryebashkiaku_i_sarajevës_deklaron_gatishmërinë_për_zgjerimin_e_bashkëpunimit_me_teheranin
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes së simotrave mes Teheranit dhe Sarajevës, ka krijuar më shumë kushte për zgjerimin e bashkëpunimeve mes kryeqyteteve të të dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 31, 2017 07:02 Europe/Tirane
  • Kryebashkiaku i Sarajevës deklaron gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit me Teheranin

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes së simotrave mes Teheranit dhe Sarajevës, ka krijuar më shumë kushte për zgjerimin e bashkëpunimeve mes kryeqyteteve të të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, të enjten në takim me Abdullah Eskaka, kryebashkiak i Sarajevës, tha: "Të përbashkëtat historike dhe kulturore mes të dy popujve janë të shumta dhe vullneti i popujve të të dy vendeve ndaj njëri-tjetrit përkrah vullnetit politik të qeverive të të dy vendeve për ngritjen e nivelit të bashkëpunimeve, ka krijuar një rast shumë të mirë për aktivizimin edhe të diplomacisë së qyteteve të Teheranit dhe Sarajevës". Nga ana e tij Abdullah Eskaka, kryebashkiak i Sarajevës në këtë takim ka deklarua gatishmërinë e palës boshnjake për zgjerimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme mes kryeqytetit të Bosnjës dhe Hercegovinës me kryeqytetin e Republikës Islamike të Iranit.