McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48928-mccain_ushtria_e_kosovës_të_bëhet_përmes_ndryshimeve_kushtetuese
Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm, por ua bëri të qartë ligjvënësve të vendit se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 13, 2017 16:17 Europe/Tirane
  • McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Senatori amerikan, John McCain në një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën është i vazhdueshëm, por ua bëri të qartë ligjvënësve të vendit se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.

Senatori amerikan para deputetëve të Kuvendi foli edhe për rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. McCain tha se miratimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin  e Zi do të sillte edhe liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe do të paraqiste një hap të rëndësishme drejt të ardhmes në BE. Ai më tej shtoi se është po ashtu shumë e rëndësishme që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës të bëhet në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Senatori tha se përkushtimi i SHBA-së për rajonin mbetet i hekurt. Sipas senatorit republikan angazhimi i SHBA-së për Kosovën është apartiak, pasi sipas tij si republikanët ashtu edhe demokratët angazhohen për këtë pjesë të rajonit. Senatori republikan shprehu edhe nevojën e avancimit të dialogut Kosovë-Serbi. Ai tha se dialogu është në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetit të Evropës Juglindore. Ai tha se mund të imagjinohet dhimbja dhe pasojat nga lufta, por sipas tij, e vetmja zgjidhje për një të ardhme të sigurt është dialogu dhe pajtimi.