Ambasada ruse mohon lajmin se Rusia qëndron pas kërcënimit të Bashës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i48982-ambasada_ruse_mohon_lajmin_se_rusia_qëndron_pas_kërcënimit_të_bashës
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me një shkrim të publikuar në shtypin e shkruar dhe në mediat online, ku thuhet se Rusia qëndron pas kërcënimit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 15, 2017 02:07 Europe/Tirane
  • Ambasada ruse mohon lajmin se Rusia qëndron pas kërcënimit të Bashës

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me një shkrim të publikuar në shtypin e shkruar dhe në mediat online, ku thuhet se Rusia qëndron pas kërcënimit për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Nga Ambasada Ruse është pritur me habi të madhe artikulli i gazetarit shqiptar Isuf Kurtaj, botuar më 14 prill 2017 në gazetën “Shekulli”, si dhe në faqen e internetit. Në titullin e materialit të tij “të bujshëm” autori informon publikun se Rusia, gjoja po përgatit plane për të organizuar një atentat ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Lulzim Basha. Duket vërtet paradoksale, por në vetë tekstin e artikullit, në variantin e tij të shtypur në gazetë, Rusia nuk përmendet në asnjë rast”, thuhet në reagim. Në reagim, Ambasada Ruse thotë se shkrimi është një sajesë mbështetur mbi thashetheme dhe spekulimi. “Gazetari në fjalë ngre ndaj Rusisë një akuzë shumë të rëndë, e cila nuk mund të cilësohet ndryshe veçse një shpifje”, thuhet në reagim. Ambasada Ruse thotë se po fryhet miti i “kërcënimit rus”.“Përhapjen e trillimeve të këtij lloji ne e shohim si të papranueshme dhe aspak të favorshme për zhvillimin e marrëdhënieve Rusi-Shqipëri”, thuhet më tej.