McCain takon kryetaren e MEK në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49120-mccain_takon_kryetaren_e_mek_në_shqipëri
Në vazhdën e politikave armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit, senatori republikan John McCain u takua në Tiranë me kryetaren e grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 17, 2017 00:43 Europe/Tirane
  • McCain takon kryetaren e MEK në Shqipëri

Në vazhdën e politikave armiqësore të Uashingtonit kundër Republikës Islamike të Iranit, senatori republikan John McCain u takua në Tiranë me kryetaren e grupit terrorist Muxhahedin-e-Khalk (MEK).

Sic njofton agjencia e lajmeve IRIB, gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Shqipërisë, ky senator i njohur amerikan u takua me kryetaren e MEK, Marjam Raxhavi dhe me disa anëtarë të tjerë të këtij grupi terrorist. John McCain, i cili njihet për qëndrimet e tij anti-iraniane, gjatë këtij takimi shprehu kënaqësinë për transferimin e pjesëtarëve të Muxhahedin-e-Khalk nga Iraku në Shqipëri dhe falenderoi qeverinë e Shqipërisë për bashkëpunimin në këtë cështje. Grupi terrorist Muxhahedin-e-Khalk, megjithëse për disa dekada ka ndjekur rrugën e dhunës ekstreme ndaj popullit iranian, përpiqet të prezantohet si një formacion i zakonshëm politik. Disa ish funksionarë amerikanë, mes të cilëve edhe Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i Nju Jorkut, para disa kohësh i kanë dërguar një letër presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar atij të krijojë lidhje me Muxhahedin-e-Khalk. Veprimet e hapura e të fshehta të SHBA në përkrahje të Muxhahedin-e-Khalk, dëshmojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë përkrahës i këtij grupi terrorist. Pak pas fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran dhe pas një serie sulmesh terroriste kundër funksionarëve dhe qytetarëve iranianë, MEK u largua nga Irani dhe u vendos në Irak. Ky grup terrorist bashkëpunoi me regjimin e Sadamit në agresionin 8 vjecar kundër Iranit si dhe ka kryer masakra të tmerrshme jo vetëm ndaj popullit iranian, por edhe ndaj popullsive kurde dhe shiite të Irakut.