Irani reagon për takimin e senatorit McCain me muxhahedinët në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49278-irani_reagon_për_takimin_e_senatorit_mccain_me_muxhahedinët_në_tiranë
Ambasada e Iranit në Shqipëri ka reaguar për një takim që senatori i SHBA-ve, John McCain zhvilloi tre ditë më parë më përfaqësues të muxhahedinëve në Tiranë. Ambasada shprehet se grupi i muxhahedinësve është “një sekt terrorist“ që ka kryer krime.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2017 07:15 Europe/Tirane
  • Irani reagon për takimin e senatorit McCain me muxhahedinët në Tiranë

Ambasada e Iranit në Shqipëri ka reaguar për një takim që senatori i SHBA-ve, John McCain zhvilloi tre ditë më parë më përfaqësues të muxhahedinëve në Tiranë. Ambasada shprehet se grupi i muxhahedinësve është “një sekt terrorist“ që ka kryer krime.

Deklaratë për shtyp e Ambasadës së Iranit:

Në lidhje me vizitën e Z.McCain në qendrën e sektit terrorist të Moxhahedinëve dhe takimin me kreun e këtij sekti, tërheqim vëmendjen e publikut si më poshtë:

Deri më sot nuk është dëgjuar asnjë mesazh paqeje ose miqësie nga Z. McCain dhe emri i tij asnjëherë nuk ka bërë pjesë në radhën e njerëzve paqedashës të botës. Mesa duket ai jeton ende në kohën e luftës së Vietnamit dhe u jep dorën e miqësisë atyre që në të kaluarën e tyre terroriste kanë të shënuar vrasjen e gjashtë vetëve, bashkëatdhetarë amerikanë të Z. McCain.

Z. McCain shkon në qendrën e sektit terrorist që ka mbi shpinë përgjegjësinë e vrasjes së 17 mijë personave, autoritete zyrtare dhe qytetarë të thjeshtë të Iranit, si edhe të vrasjes në bashkëpunim me Sadam Hyseinin të mijëra arabëve dhe kurdëve të Irakut, e sektit, një numër i madh i anëtarëve të të cilit janë në ndjekje nga Interpoli, që i përdor mësimet e përditshme terroriste për të ndarë anëtarët e vet të paditur nga shoqëria dhe jeta e zakonshme dhe që është i gatshëm të përdorë këtë përvojë kurdoherë, kudo dhe në shërbim të kujtdo”.