Pretendime të reja të grupit terrorist Monafekin kundër Iranit
Grupi terrorist Monafekin ka përsëritur edhe njëherë pretendimet e tij kundër programit paqësor bërthamor të RII.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, anëtarët e grupit terrorist Monafekin në takimin e zhvilluar në Uashington për shqyrtimin e veprimeve të Iranit pas marrëveshjes bërthamore kanë thënë: Irani aktualisht në Organizatën për studime mbrojtëse është duke ndërtuar armë bërthamore. Para këtyre pretendimeve të grupit Monafekin, edhe sekretari i DASH Rex Tillerson kishte pohuar: Marrëveshja bërthamore me Iranin ka dështuar në realizimin e qëllimeve të saj dhe kjo marrëveshje i mundëson Iranit për t’u bërë një shtet që posedon armë bërthamore. Grupi terrorist Monafekin edhe më parë ka luajtur rol kundër programit bërthamor të Iranit, por ANEA i kishte konsideruar të pavërteta pretendimet e këtij grupi. Vendet perëndimore veçanërisht Amerika bazuar në burime të pabaza të grupit terrorist Monafekin, kanë krijuar qëndrim negativ ndaj programit bërthamor të Iranit si dhe ndaj gjendjes së të drejtave të njeriut.