Paraja, element lidhës ose ndarës i Muxhahedine Khalk me mercenarët
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i49442-paraja_element_lidhës_ose_ndarës_i_muxhahedine_khalk_me_mercenarët
Njëri prej mbështetësve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk i cili është një klerik libanez, pas një shërbimi disa vjeçar që në fund u bë e qartë se ky shërbim nuk kishte i sinqertë, me dashje ose pa dashje ka zbuluar disa skandale të këtij grupi terrorist.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 21, 2017 17:01 Europe/Tirane
  • Paraja, element lidhës ose ndarës i Muxhahedine Khalk me mercenarët

Njëri prej mbështetësve të grupit terrorist Muxhahedine Khalk i cili është një klerik libanez, pas një shërbimi disa vjeçar që në fund u bë e qartë se ky shërbim nuk kishte i sinqertë, me dashje ose pa dashje ka zbuluar disa skandale të këtij grupi terrorist.  

Muhamed Ali Husejni, një klerik i vetëshitur libanez, disa vite më parë dhe me qëllim të mbështetjes ndaj grupit terrorist Muxhedine Khalk, mori iniciativë për themelimin e Këshillit Islamik Arab në mënyrë që përveç mbështetjes ndaj Muxhahedine Khalk në shkëmbim të parave, të ndjekë edhe programin e tij për të arritur një pozitë të lartë të një personaliteti politik në Liban me ndihmën e këtij grupi.

Njëkohësisht me këtë, u krijuan edhe një lidhje mes tij dhe Arabisë Saudite. Ai disa herë vizitoi Arabinë Saudite dhe në takimet publike u takua edhe me mbretin e Arabisë Saudite dhe në mediat saudite atij iu dha titulli fetar "Alame".

Ky klerik libanez, më pas për shkak të akuzave për lidhje me Izraelin, u dënua me burg. Pastaj u shkatërrua edhe Këshilli Islamik Arab i tij i cili përbëhej vetëm nga disa të afërm të tij. Gjatë atyre viteve shumë ndihma financiare dhe donacione nga grupi terrorist Muxhahedine Khalk dhe nga Riadi, u derdhën në xhepat e Muhamed Ali Husejni, mirëpo anëtarët fatzinj të këtij Këshilli njëkohësisht me arrestimin e Muhamed Ali Husejni, përveç frikës që kishin nga akuzimi si bashkëpunëtorë të tij, ata edhe për shkak se u privuan nga ndihmat financiare të Muxhahedine Khalk dhe të Arabisë Saudite dhe për shkak të pakënaqësisë që kishin ndaj Muhamed Ali Husejni, shumë shpejtë u larguan nga ky këshill në mënyrë që Muhamed Ali Husejni pas lirimit nga burgu, të mbetët plotësisht. Pas dëbimit të Muxhahedine Khalk nga Iraku në Shqipëri, ishte e qartë se ky grup një pjesë të përqendrimit të vëmendjes së tij të nga Iraku dhe personalitetet arabe, do të transferojë drejt Evropës do të thotë drejt vendit ku tani ndodhet ky grup. Prandaj që nga fillimi i largimit nga Iraku, u reduktuan ose edhe u ndërprenë në mënyrë të plotë kontaktet e personaliteteve arabe sidomos të atyre irakiane me Muxhahedine Khalk.

Figurat e Muxhahedine Khalk besojnë se në rrethanat e reja, paratë e tyre duhet të shfrytëzohen për të investuar në personalitete të reja, sidomos në Shqipëri dhe në Evropë. Prandaj mercenarët propagandues të këtij grupi që shumica e tyre ishin shkrimtarë dhe publicistë përkrahës të partisë Ba'th të Irakut, mbetën jashtë grupit që financohet nga Muxhahedine Khalk dhe kjo u bë shkak që ata të zemërohen nga ky grup terrorist. Kjo nuk do të thotë se Muxhahedine Khalk nuk e mirëpret mbështetjen e këtyre mercenarëve propagandues, por çështja qëndron këtu se vetë Muxhahedine Khalk gjithashtu e di se mbështetja e këtyre personave ndaj sektit Raxhavi, bëhej vetëm për shkak të shumave të mëdha parash. Prandaj, ndërprerje e këtyre pagesave u bë shkak që mercenarët propagandues të protestojnë.

Muhamed Ali Husejni ishte një prej këtyre mercenarëve. Ai së fundi në një material të publikuar në faqen e tij në Facebook, në mënyrë të qartë është ankuar për shkak të mospagimit të rrogës së tij nga Muxhahedine Khalk! Ai duke iu drejtuar Maryam Rajavi, lideres së sektit Rajavi, është ankuar nga Muhamed Sejed Al-Muhadithin i cili është një prej krerëve të grupit Muxhahedine Khalk, për arsye se ai i ka ndërprerë rrogën dhe paratë që i paguheshin atij për propagandë. Kjo ankesë e Muhamed Ali Lubnani tregon thellësinë e mendjelehtësisë së tij ndaj grupit Muxhahedine Khalk. Ai nuk e di as këtë se të gjitha vendimet e marra nga Sejed Al-Muhadithin ose nga të tjerët, në realitet merren dhe kumtohen nga vetë Maryam Rajavi.

Faqja internetive e Muxhahedine Khalk gjithashtu qysh kohë më parë ka hequr materialet dhe shkrimet mbështetëse të Muhamed Ali Lubnani nga kjo faqe. Çështje kjo që tregon se Muxhahedine Khalk më nuk ka interes për të investuar në një personalitet pa ndikim siç është Muhamed Ali Lubnani dhe  vëmendjen e vet e ka përqendruar tek figura të reja.

Është plotësisht e qartë se një grup si Muxhehedine Khalk ose çdo grup tjetër terrorist në asnjë mënyrë nuk kanë parime dhe kritere morale stabile dhe ndjekin politikë makiaveliste edhe ndaj miqve të tyre. Njerëzit të cilët për shumë vite kanë qëndruar përkrah kësaj organizate – edhe në shkëmbim të marrjes së parave – tani shumë lehtë largohen nga skena ndërsa edhe pagesat e tyre me mashtrime të ndryshme, më nuk bëhen! Këta persona në gjendje të tillë detyrohen të ngrenë zërin dhe të zbulojnë skandalet e sektit famëkeq Rajavi.

Në anën tjetër, gjithashtu mercenarët e propagandës së këtij grupi duke mos marrë parasysh emrin ose kredibilitetin e tyre, nderin e vetë e vendosin në dispozicion të këtij grupi i cili duke shfrytëzuar emrin dhe personalitetin e këtyre figurave, realizon interesat e tij afatshkurtër.

Rasti i Muhamed Ali Husejni është një prej qindra rasteve të tilla. Përveç shkrimtarëve irakianë të ish-partisë Ba'th, edhe shumë personalitete dhe figura të vendeve të tjera arabe të cilat gjatë viteve të kaluara merrnin pjesë vazhdimisht në mbledhjen vjetore të grupit Muxhahedine Khalk në Francë, vitin e kaluar nuk janë ftuar më të marrin pjesë në këtë takim dhe kështu u bë e qartë se ky grup ka shfrytëzuar aq sa ka dashur këto personalitete për realizimin e interesave të veta dhe tani më nuk ka nevojë për ata. Pjesëmarrja e disa grave arabe në shfaqjet qesharake të  sektit Rajavi me rastin e ditës së gruas gjatë viteve të kaluara dhe mungesa e tyre në ceremoninë e këtij viti, tregon qartë se këto figura shfrytëzoheshin vetëm për shkak të nevojës dhe vetëm për arsye propagandistike dhe për të ushtruar ndikim në botën arabe.

Sidoqoftë, ish-mercenarët e këtij grupi tani duhet të shikojnë të kaluarën e marrëdhënieve të tyre me këtë grup terrorist dhe thellësinë e pabesnikërisë dhe pamoralin e krerëve të këtij grupi ndaj tyre! Prandaj edhe mercenarët propagandues aktual të këtij grupi duhet ta dinë se në një të ardhme të afërt me padyshim do të vërejnë përsëritjen e ngjarjeve dhe trajtimeve të tilla që do të bëhen me ata. Mbështetja ndaj terrorizmit dhe Muxhahedine Khalk, ka një çmim të lartë të cilin po e paguajnë mbështetësit e tij. Nga Muhamed Ali Husejni e deri tek Rudi Giuliani nuk ka kurrfarë dallimi! Të gjithë ata të cilët e kanë lidhur veten me sektin famëkeq Rajavi, kanë pësuar goditje të mëdha.

Sejed Reza Kazvini Ghorabi

Fondacioni Habilian