Historiku: Iranianët të bashkuar kundër grupit Moxhahedine Khalk
Sipas konsullatës amerikane në Dubai, kjo konsullatë pas një sondazhi të kryer me disa iranianë në vende të ndryshme, ka publikuar në majt të vitit 2010 një raport ku shihet se populli iranian urren grupin terrorist Moxhahedine Khalk.
Rezultati i një sondazhi të zhvilluar me njerëz të zakonshëm dhe analistë iranianë brenda dhe jashtë vendit, tregon se grupi Moxhahedine Khalk nuk gëzon aspak popullaritet. Të anketuarit kanë shprehur urrejtje të madhe kundër këtij grupi. Kjo urrejtje shprehet kryesisht për shkak të ndihmës që ky grup terrorist i ka ofruar Sadam Huseinit në luftën tetë vjeçare midis Iranit dhe Irakut. Të gjithë iranianët që kanë pjesë në këtë sondazh, nuk besojnë në idealet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të grupit Moxhahedine Khalk. Edhe grupet opozitare dhe të pakicave siç është grupi Beha’i, thonë se qeveria aktuale iraniane është më e preferuar se grupi Moxhahedine Khalk. Shumica e të anketuarve besojnë se mbështetja e Amerikës për grupin Moxhahedine Khalk dëmton interesat e këtij vendi dhe ul popullaritetin e Amerikës në mesin e popullit iranian, sidomos të atyre iranianëve që kundërshtojnë qeverinë aktuale të Iranit. Bile një gjë e tillë bëhet shkak për rritjen e ndjenjave anti-amerikane dhe forcimin e mundshëm të ekstremistëve iranianë.
Çështja: Mendimi i popullit iranian në lidhje me Moxhahedine Khalk
- Shënim: Raportin të cilin do ta paraqesim në vijim, përbëhet nga intervistat e vëzhguesve iranianë në Ministrinë e jashtme dhe misionarët e konsullatave nëpër stacione që në mënyrë të rregullt kanë pasur raporte me iranianët. Këto stacione kanë qenë të vendosura në Ankara, Baku, Berlin, Dubai dhe Stamboll.
- Përmbledhje: Rezultati i një sondazhi të zhvilluar me njerëz të zakonshëm dhe analistë iranianë brenda dhe jashtë vendit, tregon se grupi Moxhahedine Khalk nuk gëzon aspak popullaritet. Të anketuarit kanë shprehur urrejtje të madhe kundër këtij grupi. Kjo urrejtje shprehet kryesisht për shkak të ndihmës që ky grup terrorist i ka ofruar Sadam Huseinit në luftën tetë vjeçare midis Iranit dhe Irakut. Të gjithë iranianët që kanë pjesë në këtë sondazh, nuk besojnë në idealet e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut të grupit Moxhahedine Khalk. Edhe grupet opozitare dhe të pakicave siç është grupi Beha’i, thonë se qeveria aktuale iraniane është më e preferuar se grupi Moxhahedine Khalk. Shumica e të anketuarve besojnë se mbështetja e Amerikës për grupin Moxhahedine Khalk dëmton interesat e këtij vendi dhe ul popullaritetin e Amerikës në mesin e popullit iranian, sidomos të atyre iranianëve që kundërshtojnë qeverinë aktuale të Iranit. Bile një gjë e tillë bëhet shkak për rritjen e ndjenjave anti-amerikane dhe forcimin e mundshëm të ekstremistëve iranianë.
- MEK-Sfondi: MEK është një grup islamist-marksist i cili u formua në vitin 1960 me qëllim përmbysjen e regjimit Pahlavi. MEK është organizatë që bëhet e njohur në ditët e para të fillimit të Revolucionit Islamik në vitin 1979. Muxhahedin-e-Khalk e ndihmoi Imam Khomeinin në përmbysjen e regjimit të Shahut. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, anëtarët e MEK vranë 6 shtetas amerikanë, përkrahën sulmin kundër ambasadës së SHBA në Reheran dhe kundërshtuan lirimin e pengjeve amerikanë. Në vitin 1972, Muxhahedin-e-Khalk shpërtheu bomba me sahat në mbi 10 lagje të Teheranit. Këto shpërthime ndodhën në vende të tilla si Shoqata irano-amerikane si dhe në selitë e Pepsi-Cola dhe General Motors. Nga viti 1972 deri në vitin 1975, Muxhahedin-e-Khalk ka vendosur bomba në vende të tilla si zyra e kompanisë ajrore Panamerikan, Shell dhe ndaj disa institucioneve britanike në Iran. Nga mesi i viteve 1980, MEK, për shkak të shtypjes nga qeveria e Iranit dhe për arsye të mungesës së përkrahjes popullore, nuk mundi të kryejë sulme efikase terroriste. Në vitin 1987, Muxhahedin-e-Khalk krijoi në lindje të Irakut dhe në rajonet kufitare me Iranian një degë të armatosur të quajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit. Ky grup në vitin 2003 ka humbur mbështetjen e qeverisë së Irakut.
- Vëzhguesit iranianë në Ministrisë e jashtme dhe misionarët konsullor në stacionet kryesore (Ankara, Baku, Berlin, Dubai dhe Stamboll) të cilët mbanin kontakte të rregullta me iranianët, në shkurt të vitit 2011 kërkuan nga iranianët të shprehin opinionet e tyre në lidhje me MEK.
- Pas intervistave me qindra iranianë, afërsisht shumica prej tyre kanë shprehur njëzëshëm urrejtjen kundër MEK. Reagimet e tyre karakterizoheshin ose me fyerje kundër këtij grupi ose me mos-mbështetje. Kjo urrejtje shprehet kryesisht për shkak të ndihmës që ky grup terrorist i ka ofruar Sadam Huseinit në luftën tetë vjeçare midis Iranit dhe Irakut.
- Në vazhdim do të citojmë mendimet e disa iranianëve që jetojnë brenda dhe jashtë Iranit:
“Si të moshuarit ashtu edhe të rinjtë iranianë e urrejnë grupin MEK, edhe pse shumë të rinj iranianë nuk kanë shumë informacione në lidhje me këtë grup, ata për aq sa kanë informacione dhe din për këtë grup, e akuzojnë atë për mbështetjen që i kanë ofruar qeverisa irakiane gjatë luftës Iran-Irak. Shumica e të rinjve iranianë janë të vetëdijshëm se ky grup nuk gëzon mbështetje brenda popullit iranian, por shtrojnë pyetjen se, pse ky grup gëzon mbështetje nga jashtë vendit sidomosnga disa organizata ndërkombëtare”.
“Populli iranian i urren ata, sepse ata janë të ngjyrosur me gjakun e njerëzve të pafajshëm”.
“Unë jam një iranian Beha’i dhe mund t’ju them se më shumë e preferojë qeverinë aktuale të Iranit sesa grupin MEK”.
“Ne jemi të frikësuar, sepse mendojmë se janë në kërkim të pushtetit. Ata janë sikur Fidel Kastro në Kubë. Ata dëshirojnë ta shndërrojnë Iranin në Kore të Veriut apo Kubë. Nuk është e drejtë t’i themi atyre grup terrorist. Ata kërkojnë vetëm pushtet. Ata nuk e kanë mbështetjen e shumicës së popullit. Ajo që e kanë zgjedhur një grua për presidente të Iranit, dëshmon se ata nuk janë demokratikë”.
“Populli, sidomos të rinjtë gjatë periudhës së Revolucionit i kanë dashur ata dhe i kanë mbështetur ata. Ne i donim ata. Ishin njerëz të mirë, por ideologjia e tyre islame-marksiste është e vdekur. Ideologjia e këtij grupi ka shumë distanca nga njerëzit e sotëm”.
“Përpos mbështetjes që ata i kanë ofruar Sadam Husejnit, udhëheqësia e tyre është e pamoralshme. Masud Raxhavi ka shkuar me shumë gra dhe Marjam Raxhavi është e vetëdijshme për këtë çështje. Ata në kampin e tyre në Irak i ndajnë fëmijët nga prindërit. Një anëtar i lartë i familjes time iu bashkua grupit MEK dhe e tërë familja e tij kanë shkëputur lidhjet me të”.
“Askush nuk i pëlqen ata”.
“Ata nuk gëzojnë mbështetje në Iran”.
“Ky grup nuk gëzon mbështetjen e popullit. Populli i urren ata dhe ata janë terroristë. Ata kanë vrarë shumë njerëz”.
“Ka qenë njëherë një kohë kur ata kishin mbështetje, por tani nuk e di se kush janë dhe çfarë bëjnë”.
“MEK është një shaka”.
“MEK nën udhëheqjen e Merjem Raxhavi dhe me presidente Merjem Raxhavi në klimën e tanishme politike të vendit nuk kanë asnjë vlerë dhe kuptim. Megjithatë, at ajanë duku u munduar ta shfaqin veten si grup opozitar iranian në mërgim”.
- Këto përshkrime të njerëzve të zakonshëm të MEK kanë ndikuar tek analistët politikë iranianë që të forcojnë opinionet e tyre për këtë grup. Analistët thonë se pa asnëj përjashtim grupi MEK në Iran nuk gëzon popullaritet.
- Në vazhdim do të shfaqim disa citate të analistëve të njohur bashkëkohor iranianë të cilët kanë lindur në Iran.
MEK në fillim të Revolucionit në vitin 1979 ka gëzuar mbështetje të madhe në Iran, sidomos nga të rinjtë. Ky grup bile edhe pas fillimit të terrorizimit të zyrtarëve iranianë në qershor të vitit 1981 dhe reagimeve të Iranit ndaj ekzekutimit të një numri të madh të përkrahësve të MEK, ka gëzuar mbështetje, por udhëheqësia e Grupit MEK më pas ka ikur nga Irani, ku fillimisht kanë shkuar në Francë e më par në Irak. Ata në Irak kanë bashkëpunuar me regjimin e Sadamit. Ky veprim ka krijuar urrejtje në mesin e popullit iranian. Ky grup e ka ndihmuar Sadamin në zbulimin e shumë informacioneve dhe një veprim i tillë ka irrituar në masë të madhe popullin iranian kundër këtij grupi. MEK nuk kishte ndryshuar vetëm planin e tij kundër Iranit, por e kishte përshkallëzuar atë. Ish anëtarët e MEK të cilët u dëshpëruar nga udhëheqësia e këtij grupi, kanë bërë rrëfime të tmerrshme për këtë grup. Ata kishin shprehur dëshirën për të braktisur kampin pas torturave që ju bëheshin dhe më pas i dorëzoheshin aparatit të inteligjencës së Sadamit si spiunë të Iranit. Po ashtu është zbuluar se MEK pas luftës së parë të Gjirit Perik, kanë qenë të parët që kanë shtypur kryengritësit shiitë në jug të Irakut dhe të kurdëve në veri të këtij vendi. Ata kanë zbuluar shumë informacione rreth programit bërthamor të Iranit dhe kjo gjë ka shkaktuar zemërim tek iranianët, duke e konsideruar këtë veprim si tradhti. Si rezultat, shumë nga anëtarët e këtij grupi janë ekzekutuar. Duke pasur parasysh se 70 % e popullit iranian janë nën oshën 35 vjeç, ata nuk e njohin grupin MEK. Iranianët të cilët e njohin këtë grup, e konsiderojnë atë si një kult. Struktura politike e këtij grupi që pretendon të veprojë në Iran është e krijuar në këtë mënyrë, sipas një lideri të madh (Masud Raxhavi) dhe një presidente (Merjem Raxhavi) dhe anëtarë udhëheqës që kërkojnë pajtueshmëri të plotë. Pas një grope, do të bien në gropën tjetër?”
“Truket e MEK për t’i bindur njerëzit në Iran, bëhet në atë mënyrë që duke pretenduar për shkeljen e të drejtave të njeriut në Iran, ata mundohen të shpifin lloj-lloj gjërash për të njollosur Iranin. Grupi MEK ka mbledhur disa nënshkrime nga disa persona për të shtyrë përpara qëllimet e kësaj organizate. Ky grup posedon pseudonime të shumta. Lëvizja e fundit e protestave në Iran që ka ndodhur pas zgjedhjeve të vitit 2009l ka pasqyruar në mënyrë të qartë faktin se ky grup nuk kishte mbështetje në Iran e as të mërgimtarëve që jetojnë jashtë Iranit”.
“Në përgjithësi, në kohën kur unë jetoja në Iran u njoha me dy realitetet në lidhje me grupin MEK. Gjeneratat e vjetra e urrejnë këtë organizatë për shkak të dhunës të përdorur në fillim të revolucionit dhe aleancës me Sadam Huseinin gjatë luftës Iran-Irak. Kjo urrejtje nuk kishte të bënte me faktin se qeveria iraniane e bënte përgjegjës këtë grup për shpërthimet e ndodhura në fillim të revolucionit. Përveç kësaj, shumica e njerëzve sekular ose liberalë të cilët unë i njoh, akoma mendojnë se MEK është përgjegjës për ndryshimin e rrugës së Revolucionit drejt Islamit radikal. Pikëpamjet e brezave të rinj në lidhje me MEK përzihen me apatinë dhe mungesën e informacioneve për këtë grup. Unë kam parë se as nxënësit as studentët e universiteteve nuk shfaqin interesim për këtë organizatë. Nëse dëshironi të besoni apo jo, në numër i vogël i nxënësve apo i studentëve më shumë kanë interesim për marksizmin sesa për grupin MEK”.
“Disa grupe apo individ jashtë vendit kanë kërkuar të jenë qendër e opozitës. Një nga këto grupe është organizata MEK. Kjo organizatë nuk gëzon mbështetje politike në Iran. Sulmet terroriste të kryera nga ky grup kanë shtuar urrejtjen tek populli iranian. MEK që nga rënia e pushtetit të Sadam Huseinit në Irak, synon të pozicionohet në SHBA. Amerika edhe pse e kishte vënë këtë grup në listën e organizatave terroriste, përpiqet t’a përdorë atë si një levë apo burim informacioni kundër Iranit. Shumë organizata të njohura ndërkombëtare të të drejtave të njeriut siç janë Human Rights Watch apo edhe Amnesty International, e kanë konsideruar grupin MEK si jodemokratik. Kur unë isha duke jetuar dhe punuar në Iran, e shihja se grupi MEK nuk gëzonte aspak përkrahjen e popullit iranian. Qindra persona me të cilët unë kam biseduar, asnjëri nga ta nuk ka thënë ndonjë gjë pozitive për grupin MEK. Pas fillimit të trazirave pas zgjedhjeve të vitit 2009 në Iran, MEK menjëherë u aktivizua për të siguruar bashkëpunim me opozitën kundër qeverisë së RII, por MEK me publikimin e lajmit për marrëdhëniet me opozitën, i dha qeverisë iraniane një mundësi pozitive për të vepruar kundër protestuesve. Shtimi i mbështetjes së administratës amerikane për MEK u bë shkak për forcimin e ish presidentit Ahmedinezhad dhe fanatikëve tjerë dhe mbështetja e brendshme për këta të fundit u rrit edhe më shumë. Si rezultat, Amerika dështoi në realizimin e qëllimeve të saj, sepse veprimet e saj u kthyer bumerang kundër interesave të saj. Nëse Amerika dëshiron të forcojë Ahmedinezahdin dhe ekstremistët tjerë në Iran për një afat më të gjatë, atëherë le t’a mbështesë grupin MEK. Kjo redukton mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve me qeverinë iraniane dhe progresi demokratik në vend kufizohet. Edhe vetë amerikanët e kanë pranuar se rritja e përkrahjes për grupin MEK shton problemet dhe sfidat me të cilat përballet vetë Amerika”.
“MEK është një parti politike e vdekur dhe nuk paraqet më kërcënim për popullin iranian. MEK nuk ka ndonjë mbështetje në mesin e elitës apo njerëzve të zakonshëm në Iran. Një situatë të njëjtë mund të gjeni në të gjitha provincat e Iranit. Edhe pse populli iranian ndjek uebsajtet e opozitës, sajti i MEK nuk ka vizitorë. Ky është një fakt që dëshmon se grupi MEK është njëri ndër grupet më të urryera në Iran. Nëse populli iranian do të duhej të vendoste midis MEK dhe Gardës Revolucionare të Iranit, natyrisht se do ta zgjidhte opsionin e dytë. MEK në Iran njihet si grup terrorist. Njerëzit kanë frikë nga ideologjia e vjetruar, vicioze dhe autokratike e këtij grupi. Regjimi iranian është në dijeni të emrit famëkeq të grupit MEK dhe e përdor atë për qëllime politike. Mbështetja e MEK për protestuesit iranian gjatë trazirave të 2009, ishte një shpërblim për regjimin, për shkak të shumica e njerëzve që dolën në rrugë ishin të dyshimtë. Ata kishin frikë se nëse dalin në rrugë do të abuzoheshin nga MEK. Qeveria po ashtu ka akuzuar grupin MEK për vrasjen e njerëzve në rrugë.
Amerika me përkrahjen e saj për grupin MEK ka dëmtuar besueshmërinë ndaj Amerikës në mesin e popullit iranian dhe ka rritur ndjenjat anti-amerikane në vend. Njerëzit këto veprime i konsiderojnë kundër popullit jo kundër qeverisë. Ata mendojnë se qëllimi i Amerikës nuk është promovimi i lirisë dhe demokracisë në Iran. Regjimi i Iranit e përdor edhe këtë situatë dhe i përdor si dëshmi për të vërtetuar pretendimet se Amerika është armiku i popullit iranian”.
“MEK është një kult islamik-socialist i cili ka disa mijëra anëtarë. Në katër vitet që kam jetuar në Iran, nuk kam parë ndonjë person apo grup që ka shfaqur interesim për këtë grup. Në anën tjetër, përkrahja që ky grup i ka ofruar regjimit të Sadamit në luftën Iran-Irak, ka ndikuar në shtimin e urrejtjes për këtë grup. Amerika duhet të distancohet nga ky grup”.
- Koment: Rezultati i këtij sondazhi joshkencor me njerëz të thjeshtë në lidhje me grupin MEK, vërteton opinionet e ekspertëve të cilët kanë njohuri për Iranin. Ata besojnë se edhe përkundër përkrahjes që ky grup gëzon në mesin e qeverisë amerikane, nuk e gëzon mbështetjen e popullit iranian dhe qytetarët iranianë çdo ditë e më shumë nuk shfaqin interesim për të pasur informacione në lidhje me këtë grup. Është e qartë se pretendimet e Amerikës për mungesë të lirisë dhe të drejtave të njeriut në Iran, bëhen me kërkesë të grupit MEK dhe Amerika për të çuar përpara interesat e saj, përdor këtë grup. Në fakt, çdo lloj i simbolit të përkrahjes së Amerikës për këtë grup, nuk ndihmon qëllimin e lirisë dhe demokracisë në Iran, por tërësisht ndikon në mënyrë të kundërt, sipas pikëpamjes së popullit në këtë vend, një veprim i tillë i Amerikës ndikon në forcimin e Ahmedinezhadit dhe ekstremistëve tjerë.
Shtojcë: Historia e MEK
1965: Ish anëtar të lëvizjes së lirisë së Iranit, kanë krijuar grupin MEK me ideologji islamiste-marksiste.
1970: MEK përmes ideologjisë së tij, zhvilloi luftë të armatosur kundër regjimit të Pahlavit, duke vrarë ushtarë, civilë dhe qytetarë amerikanë në Iran.