Gjendja e rënduar e emigrantëve në Greqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52084-gjendja_e_rënduar_e_emigrantëve_në_greqi
Gjendja e emigrantëve në Greqi është e rënduar. Deri tani rreth 1/3 e emigrantëve që jetojnë në ishujt e Greqisë që kryesisht janë nga Siria dhe Afganistani kanë kryer vetëvrasje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 30, 2017 06:27 Europe/Tirane
  • Gjendja e rënduar e emigrantëve në Greqi

Gjendja e emigrantëve në Greqi është e rënduar. Deri tani rreth 1/3 e emigrantëve që jetojnë në ishujt e Greqisë që kryesisht janë nga Siria dhe Afganistani kanë kryer vetëvrasje.

Sipas studimeve të kryera mbi gjendjen e emigrantëve në Greqi, nga 300 të anketuar, 71 prej tyre janë shfaqur me probleme të theksuar psikike ndërkohë që më pak se 1/3 e tyre marrin trajnime dhe përkujdesje mjekësore. Sipas të dhënave nga OKB mbi 100,000 afganë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në vitin 2017, për shkak të luftës, thanë Kombet e Bashkuara.  Të dhënat nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare treguan se 103,229 njerëz janë zhvendosur qysh në janar. Shifra tregon 36% rënie krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha se ka disa arsye për zvogëlimin e numrit. Sipas saj, luftimet kanë vazhduar në zonat e njëjta sikurse vitin e kaluar, çfarë do të thotë se shumë njerëz kanë qenë të ikur. Së dyti, varfëria është rritur dhe shumë njerëz nuk kanë mjete për të zhvendosur familjet në vende të tjera.