PAN në festë, Veseli e shpall Kryeministër Ramushin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i52964-pan_në_festë_veseli_e_shpall_kryeministër_ramushin
PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 12, 2017 00:48 Europe/Tirane
  • PAN në festë, Veseli e shpall Kryeministër Ramushin

PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës.

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ia ka dhënë fjalën Ramush Haradinajt duke e quajtur kryeministër.  “I pari të fole kryeministri”, u ka thënë Veseli simpatizantëve të mbledhur në shesh, në mesnatë. Ndërsa, Ramush Haradinaj, në adresimin e tij të fitores, ka vlerësuar se zgjedhjet e sotme parlamentare të kenë qenë më të mirat që janë mbajtur në Kosovë. “Sot Kosova ka fitu. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtë. Kosova sot ia ka dhanë fitoren tonë koalicionit tonë PDK-AAK-NISMA”, ka deklaruar mandatari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA.  “E di që na presin shumë punë”, tha Haradinaj, në shesh.