Organizohet Dita botërore e Kodsit edhe në Shqipëri
Një ceremoni për nderë të Ditës botërore të Kodsit me praninë e personaliteteve të larta shqiptare dhe ambasadorë e diplomatë është organizuar në Tiranë, kryeqytet i Shqipërisë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Golamd Husein Mohamed Nia, ambasador i RII në Tiranë, në këtë ceremoni përveçse ka vlerësuar lartë Ditën botërore të Kodsit, ka thënë se kjo ditë është simbol i solidarizimit dhe mbështetjes së popullit palestinez dhe rezistencës përballë okupatorëve sionistë. Mohamed Nia Ditën Botërore të Kodsit e ka konsideruar si përkujtim dhe trashëgimi të Imam Khomeinit (ra), themelues i RII dhe ka shtuar se të gjithë myslimanët e botës duhet t’a përkujtojnë këtë ditë në shenj respekti dhe solidariteti me popullin palestinez. Ambasadori i RII në Tiranë përveç se ka numëruar bereqetet e Muajit të bekuar të Ramazanit, këtë muaj e ka quajtur muaj të unitetit dhe solidaritetit me të shtypurit dhe të përvuajturit.