Organizohet namazi i Fiter Bajramit në Shqipëri
(last modified Sun, 25 Jun 2017 05:47:36 GMT )
Qershor 25, 2017 07:47 Europe/Tirane
  • Organizohet namazi i Fiter Bajramit në Shqipëri

Me përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtaret myslimanë shqiptare dhe ata në mbarë botën, po festojnë ditën e Fiter Bajramit.

Ashtu si në të kaluarën edhe këtë vit besimtarët janë mbledhur për të falur namazin duke iu lutur Zotit tu pastrojë shpirtin nga e keqja. Këtë vit ceremonia zhvillohet në sheshin e ri Skënderbej, ndërsa falja ka nisur që në orën 6:00 të mëngjesit. Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Muçaj, një ditë më parë nuk harroi të bënte një apel për të gjithë besimtarët në ditën e votimit. Pas faljes së Namazit, besimtarët përshëndetën njëri-tjetrin duke uruar paqe dhe mirësi për familjet e tyre, ndërkohë festa vijon në shtëpitë e gjithsecilit ku shërbehet dreka familjare me të afërmit dhe miqtë, për të ndarë bashkë gatime të shumëllojshme sipas zakonit. Fiter Bajrami është festa më e madhe e vitit për të gjithë besimtarët mysliman në mbarë botën.

 

Tags