Muxhahedine Khalk, opozitë politike ose grup terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i54162-muxhahedine_khalk_opozitë_politike_ose_grup_terrorist
Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (Monafekin) po bënë përpjekje që ta prezantojë veten në formën e një opozite politike dhe të pranueshme kundër Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 27, 2017 14:06 Europe/Tirane
  • Muxhahedine Khalk, opozitë politike ose grup terrorist

Grupi terrorist Muxhahedine Khalk (Monafekin) po bënë përpjekje që ta prezantojë veten në formën e një opozite politike dhe të pranueshme kundër Republikës Islamike të Iranit.

Ky grup ka bërë përpjekje të mëdha për ta hequr njollën e zezë të saj pas sanksioneve të gjera ndërkombëtare të vendosura kundër këtij grupi në vitet 1990-ta dhe sanksioneve të tjera të vendosura pas vitit 2000 nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila e vendosi këtë grup në listën e organizatave terroriste.

Nëse do ta lëmë anash heqjen e këtij grupi nga lista e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit në vitin 2012, pyetje kryesore është kjo që ky grup a shikohet si alternativë e përshtatshme nga qeveria e Amerikës për të zëvendësuar sistemin e Republikës Islamike të Iranit?  

Qeveria e SHBA ashtu si shumë qeveri të vendeve të tjera po bënë përpjekje që në sferën e politikës së jashtme të investojë në masë të madhe qëndrimet e saj të jenë sa më të dobishme për grupin terrorist Muxhahedine Khalk. Edhe pse SHBA deri më tani kanë bërë disa hapa për Muxhahedine Khalk, mirëpo deri më tani këto hapa kurrë nuk kanë dhënë ndonjë frytë të madh për të çuar përpara qëllimet e këtij grupi terrorist.

Realiteti është ky që mbështetja ndaj grupin terrorist Muxhahedine Khalk para se të ketë ndonjë dobi për qeverinë e Amerikës, do të shkaktojë reduktimin e kredibilitetit të qeverisë së këtij vendi në arenën ndërkombëtare. Kriteret më të rëndësishme për mbështetjen ndaj grupeve opozitare, janë ndikimet dhe reputacioni i këtyre grupeve në mesin e një populli që pretendojnë se po mbështesin atë popull. Grupi terrorist Muxhahedine Khalk në mesin e popullit iranian jo vetëm që nuk njihet si një opozitë politike, por përkundër kësaj, ky grup njihet si një faktor destruktiv dhe totalitarist i cili për realizimin e qëllimeve të veta, nuk kursen kryerjen e çdo lloj krimeve. Përkrah veprimeve terroriste qorrazi të këtij grupi në vitet e 1980-ta në Iran, bashkëpunimi i këtij grupi me regjimin e Sadam Husejnit në luftën 8 vjeçare të Irakut kundër Iranit dhe roli i këtij grupi në formën e "Shtyllës së Pestë" të ushtrisë së Sadam Husejnit, ka prishur tërësisht imazhin e grupit Muxhahedine Khalk në mesin e popullit iranian deri në atë masë saqë aktualisht ky grup është i urryer në mesin e iranianëve. Padyshim se ky është një realit i cili nuk mbetet larg syve të qeverive perëndimore, pavarësisht se grupi terrorist Muxhahedine Khalk po bënë përpjekje që të fitojë mbështetjen e gjithanshme të tyre. Pikërisht për këtë arsye ka disa vite që organizata Muxhahedine Khalk po bënë përpjekje duke organizuar konferenca dhe mitingje të ndryshme në Paris të Francës, ta përmirësojë imazhin e tij të kaluar. Mirëpo në këtë mes dy çështje kanë rëndësi të madhe të cilat i anashkalon grupi terrorist Muxhahedine Khalk.

Grupi terrorist Muxhahedine Khalk duhet ta dijë se me thirrjen e politikanëve të shkallëve të ulëta të politikës perëndimore dhe arabe që shumë prej tyre janë pensionist të cilët marrin pjesë në takime të tilla vetëm duke i paguar shuma të mëdha parash, nuk mund të ngre imazhin dhe reputacionin e vet në arenën politike dhe ndërkombëtare. Përveç kësaj, grupi terrorist Muxhahedine Khalk po mashtrojnë edhe personat e pastrehë në vendet evropiane që në shkëmbim të një racioni të ushqimit të ngrohtë dhe shëtitjeve turistike në Paris dhe ndoshta edhe duke u dhënë gjëra të tjera, në mënyrë që ata të marrin pjesë në konferencën e pavlerë të këtij grupi. Mirëpo duhet thënë se këta persona as nga ngjyra e lëkurës dhe as nga raca nuk kanë kurrfarë afërsie me popullin iranian dhe në asnjë mënyrë nuk mund të prezantohen si popull iranian. Kjo është një çështje plotësisht e qartë. Posedimi i një mbështetje të madhe popullore për këtë grup të urryer, që nga fillimi është një ëndërr shumë e madhe e cila nuk mund të realizohet në asnjë mënyrë dhe në asnjë periudhë kohore.