Urrejtja kundër Muxhahedine Khalk në krye të publikimeve në Twitter
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i54462-urrejtja_kundër_muxhahedine_khalk_në_krye_të_publikimeve_në_twitter
Përdoruesit iranianë të internetit në shenjë proteste kundër programit propagandues të grupit terrorist Muxhahedine Khalk (Monafekin) në të cilin janë të pranishëm edhe disa figura ekstremiste amerikane dhe saudite, kanë përdorur në masë të madhe hashtagun #IranHatesMEK në rrjetin social Twitter.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 02, 2017 08:48 Europe/Tirane
  • Urrejtja kundër Muxhahedine Khalk në krye të publikimeve në Twitter

Përdoruesit iranianë të internetit në shenjë proteste kundër programit propagandues të grupit terrorist Muxhahedine Khalk (Monafekin) në të cilin janë të pranishëm edhe disa figura ekstremiste amerikane dhe saudite, kanë përdorur në masë të madhe hashtagun #IranHatesMEK në rrjetin social Twitter.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ky hashtag aktualisht ndodhet në krye të hashtageve të cilët ndiqen në rrjetin social Twitter. Në takimin vjetor të organizatës terroriste Muxhahedine Khalk i cili u zhvillua ditën e shtunë në Paris të Francës, kanë marrë pjesë Rudi Guiliani, ish-krytari i Nju Jorkut, George Tenet, përfaqësues në Kongresin e Amerikës, Michel De Polor, deputet në Parlamentin e Francës, Linda Çavez, ish-drejtore për marrëdhënie publike të Shtëpisë së Bardhë, Turki Al-Fejsal, ish-shefi i inteligjencës së Arabisë Saudite dhe Nasr Al-Harir, anëtar i Koalicionit të Opozitarëve Sirian. Vitin e kaluar gazeta amerikane "Washington Times" në një raport të saj ka njoftuar se personalitetet politike të Amerikës dhe të vendeve të tjera marrin shuma të mëdha të parave për të marrë pjesë në takimin vjetor të Muxhahedine Khalk.