Përkujtohet gjenocidi në Srebrenicë
Në Qendrën Memoriale në Potoçar, sot përkujtohet 22 vjetori i gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, ku, në korrik të vitit 1995, forcat ushtarake e paramilitare serbe ushtruan gjenocid ndaj popullsisë civile boshnjake.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një numër i madh i personaliteteve, të cilët do të bashkëngjiten lutjeve pranë 71 kufomave kolektive të identifikuara si viktima të gjenocidit, njoftojnë mediat nga Bosnja e Hercegovina.
Dje, në Srebrenicë, kanë arritur mijëra marshues të “Marshit të Paqes” bashkë me çiklistët e maratonistët e mysafirë të shumtë nga vendet tjera, transmeton RTK.
Tutje, mediat e Bosnjës e Hercegovinës tregojnë historikun e ngjarjes së Srebrenicës, e cila shokoi botën, e që, mjerisht, ende nuk është zbardhur viktima e fundit e këtij gjenocidi, ngase trupat e viktimave janë bartur në lokalitete të ndryshme.