Përkujtimi i Srebrenicës, ngjarje e paharruar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i55192-përkujtimi_i_srebrenicës_ngjarje_e_paharruar
Mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin boshnjak të Srebrenicës për të shprehur respekt ndaj viktimave muslimane të masakrës së vitit 1995, gjatë së cilës mijëra burra dhe djem u vranë nga forcat serbe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2017 14:32 Europe/Tirane
  • Përkujtimi i Srebrenicës, ngjarje e paharruar

Mijëra njerëz janë mbledhur në qytetin boshnjak të Srebrenicës për të shprehur respekt ndaj viktimave muslimane të masakrës së vitit 1995, gjatë së cilës mijëra burra dhe djem u vranë nga forcat serbe.

Mbetjet e më shumë se 70 viktimave të identifikuara kohët e fundit u varrosën në 22 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, masakrës më të keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Viktimat u varrosën në Varrezat e Srebrenicës-Potoçari. Çdo vit, zbulohen trupa të rinj dhe mbetjet identifikohen përmes analizës së ADN-së para se të varrosen në Potoçari. Mijëra aktivistë çdo vit marrin pjesë në marshime masive për të kujtuar viktimat e gjenocidit. Përpara ceremonisë të martën, mijëra njerëz marshuan nëpër Bosnjë dhe Hercegovinë në vendin e përkujtimit për të kujtuar ata që u masakruan 22 vjet më parë. Në korrik të vitit 1995, një numër i madh i burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë u masakruan sistematikisht nga forcat serbe dhe u varrosën në varre masive. Përveç atyre që u vranë, mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar u dëbuan me forcë dhe një numër i madh i grave u përdhunuan në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka vlerësuar numrin e viktimave në 8,000. Kombet e Bashkuara e kanë quajtur këtë "mizorinë më të madhe në tokën evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore". Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, një gjykatë e themeluar nga OKB për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për shkelje të rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kanë arritur në përfundimin se veprat e kryera në Srebrenicë përbënin gjenocid. Vrasja ndodhi pasi serbët boshnjakë vërshuan në qytetin boshnjak, edhe pse formalisht u shpallë zonë e mbrojtur nga OKB. Trupat serbe kapërcyen zonën përkundër pranisë së qindra trupave ndërkombëtare të ngarkuar për mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Mijëra boshnjakë kishin kërkuar strehim nga ushtarët serbë të Bosnjës në një bazë të Zonës së Sigurt të OKB-së, e cila ishte duke u mbrojtur nga paqeruajtësit holandezë kur u kapërcyen nga forcat serbe. Skuadrat serbe të vdekjes therën një numër të madh të djemve dhe burrave boshnjakë myslimanë në Srebrenicë gjatë katër ditëve. Muajin e kaluar, një gjykatë holandeze e apelit mbështeti një vendim të vitit 2014 që bëri Holandën përgjegjëse për vdekjen e 350 burrave boshnjakë në masakrën e Srebrenicës. Sipas kabllove të deklasifikuara amerikane, të cituara në një raport nga gazeta britanike ‘The Guardian’ në Mbretërinë e Bashkuar, qeveritë britanike, amerikane dhe franceze ishin të gatshme të dorëzonin zona të mbrojtura nga OKB për milicitë e armatosura serbe gjatë luftës në Bosnjë. Një ish-zyrtar holandez i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë gjithashtu se OKB-ja ka lehtësuar marrjen e Srebrenicës dhe vrasjen brutale atje duke siguruar 30,000 litra karburant për serbët.