Izetbegoviq: Populli serb të mos e mohoj gjenocidin në Srebrenicë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i55206-izetbegoviq_populli_serb_të_mos_e_mohoj_gjenocidin_në_srebrenicë
Anëtari mysliman i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, i ka bërë thirrje sot në Potoçari popullit serb, liderëve dhe elitës intelektuale serbe, që ta pranojnë të vërtetën dhe të mos e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2017 15:38 Europe/Tirane
  • Izetbegoviq: Populli serb të mos e mohoj gjenocidin në Srebrenicë

Anëtari mysliman i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, i ka bërë thirrje sot në Potoçari popullit serb, liderëve dhe elitës intelektuale serbe, që ta pranojnë të vërtetën dhe të mos e mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.

“Ky është hap i cili do t’i kontribuoj pajtimit të të gjithë neve”, tha Izetbegoviq në tubimin përkujtimor në Potoçari dhe ka shtuar se “nga komuniteti ndërkombëtar e vërteta kërkon që të pengohen Srebrenicat e ardhshme”. Ai ka theksuar se për boshnjakët, Srebrenica është “plaga më e thellë” të cilën askush kurrë nuk do ta harroj. “Ajo që ka ndodhur këtu në vitin 1995 është mirë e njohur. Njësitet e vdekjes të Mlladiqit dhe Karaxhiqit e thyen rezistencën e mijëra mbrojtësve, duke dashur që në këtë hapësirë të mos ekzistoj një popull”, tha Bakir Izetbegoviq. Anëtari i presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, tha se Kombet e Bashkuara kishin qëndruar pasive dhe memece, “duke e lëshuar në mënyrë qyqare zonën e mbrojtur nga OKB-ja” në të cilën ka ndodhur “njëri prej krimeve më të errëta të civilizimit të sotëm”.