Objektivat e regjimit Al Saud në afrimitetin e tij me grupin MEK
Prej dy vitesh regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, merr pjesë aktivisht në takimet e grupit terrorist MEK në Paris të Francës.
Vitin e kaluar dhe këtë vit, Turki Fejsal, ish kreu i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, ka qenë një prej të ftuarve të veçantë të këtij takimi. Ai ka mbajtur fjalime në këto takime dhe nga ana tjetër grupi terrorist MEK i ka kushtuar vëmendje të veçantë përfaqësimit të tij duke e quajtur si përfaqësues të Arabisë Saudite. Është realitet se dollarët e Arabisë Saudite janë të mjaftueshme për të mbushur xhepat e princave të saj të cilët nuk kanë nevojë që të marrin pagesat e disa dhjetëra mijëra dollarëve që MEK u jep pjesëmarrësve dhe ligjëruesve në takimet e tij. Për këtë duhet theksuar se regjimi Al Saud nga afrimiteti të Arabisë Saudite me grupin MEK, ndjek qëllime të tjera. Me nisjen e pushtet të Selmanit pas vdekjes së Abdullahut në Arabinë Saudite, marrëdhëniet politikes mes Iranit dhe Arabisë Saudite u futën në një fazë të re. Edhe pse përpara kësaj të dy vendet kanë pasur mosmarrëveshje në disa çështje, mirëpo qëllime të përbashkëta si ruajtja e unitetit islam, janë bërë shkak që palët të ruajnë vetëpërmbajtjen në marrëdhëniet mes tyre. Kjo është pikërisht ajo për të cilën ka theksuar edhe lideri suprem i cili në vitin 2015 ka thënë; Ne me Sauditët kemi mosmarrëveshje në çështje të ndryshme politike, mirëpo gjithmonë e kemi thënë se sauditët në politikën e tyre të jashtme kanë treguar dinjitet të cilën tashmë e kanë humbur. Disa të rinj pa eksperiencë kanë marrë në dorë drejtimin e vendit dhe me sjelljet e tyre primitive po i shkaktojnë dëme vetvetes. Ai që sot po sundon mbretërinë në Arabinë Saudite, nuk është mbreti Selman por djali i tij pa eksperiencë Muhamed Bin Selman i cili kohët e fundit është bërë edhe trashëgimtar i të atit. Ky është ai i ri i cili nuk ka as 10 vjet eksperiencë në drejtimin dhe administrimin e vendit. Pas nisjes së mbretërisë së babait të tij dhe pas marrjes së postit të ministrit të mbrojtjes, atij i lindi ideja e sulmit kundër Jemenit dhe të blerjes së pajisjeve ushtarake me vlerë jashtëzakonisht të madhe. Ambiciet e tij kanë shkuar edhe më gjerë dhe ai ka menduar jo vetëm që të sundojë në perëndim të Azisë por në të gjithë botën islame. Në këtë mes elementi më i rëndësishëm që i bën ballë ambicieve dhe lakmive të Bin Selman është rezistenca dhe në krye të saj Republika Islamike e Iranit. Për këtë arsye, Bin Selman që në ditët e para të ardhjes së tij në pushtet, ka përdorur të gjitha mjetet e veta për të goditur Republikën Islamike të Iranit. Ndër metodat e përdorura prej tij janë vrasja masive e haxhinjve në Mina, përpjekjet për të goditur aleatët e Iranit në rajon, përpjekjet për të krijuar trazira në vendet e rajonit dhe së fundit përpjekjet për të krijuar trazira në kryeqytetin e Iranit, siç ishte sulmi terrorist ndaj parlamentit islamik të Iranit dhe mauzoleut të imam Khomeinit (ra). Përkrah këtyre veprimeve armiqësore, në arenën politike dhe ndërkombëtare, regjimi Al Saud është munduar tu afrohet kundërshtarëve të Republikës Islamike të Iranit dhe në veçanti atyre që janë përgjegjës për martirizimin e 17 mijë iranianëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e Turki Fejsal në takimin vjetor të MEK në Paris, nuk duhet konsiderohet si pjesëmarrje personale e tij. Bin Fejsal me padyshim është përfaqësues i Al Saud. Pjesëmarrja e tij është vazhdimësi e veprimeve fëmijërore të Bin Selman në arenën e politikave rajonale dhe ndërkombëtare. Fjalimi i Turki Fejsal në takimin e MEK i cili është munduar ta tregojë veten se njeh historinë e Iranit dhe se është mik i popullit iranian dhe se është një prej miqve të shiitëve, pa marrë parasysh të tilla pretendime boshe, tregon për disfatat e njëpasnjëshme të sauditëve në rajon. Turki Fejsal përpara se sa të bënte të tilla pretendime në fjalimin e tij, ishte mirë që të informohej më shumë mbi lidhjet sociale dhe politike të Republikës Islamike të Iranit me popullin iranian, popull i cili me gjithë preferencat e ndryshme politike që lindin nga demokracia reale në këtë vend, ka një mendim të përbashkët dhe ajo është urrejtja ndaj MEK. Në këtë mes është për tu habitur se si Turki Fejsal që ka pasur postin më të lartë të shërbimeve inteligjente në Arabinë Saudite, nuk e ka kuptuar akoma urrejtjen e kombit iranian ndaj MEK.