Vritet një tjetër ushtarak saudit në Katif të Arabisë Saudite
Ministria e Brendshme Saudite njoftoi vdekjen e një tjetër ushtaraku në rajonin Katif në lindje të vendit.
Sipas televizionit Al-Hadith, Ministria e Brendshme Saudite njoftoi dje se një forcë e sigurisë kombëtare u vra në të shtënat në lagjen al-Mussouri Katif, të provincës Katif. Përveç kësaj, gjashtë ushtarakë të tjerë saudit janë plagosur. Javën e kaluar, dy ushtarë sauditë u vranë në një shkëmbim zjarri në Katif. Rajoni lindor i Arabisë Saudite, Katif, prej kohësh është bërë arenë e konflikteve të armatosura, veçanërisht në muajt e fundit, si rezultat i sulmeve ushtarake të regjimit Al Saud dhe për shkak me dhjetëra banorë janë vrarë dhe qindra qytetarë dhe aktivistë civilë dhe politikë janë arrestuar.