Kulti Raxhavi dhe qorrsokaku i vendosjes në Shqipëri
Siç e dini, kulti i Raxhavi po përpiqet të krijojë një vend të izoluar dhe të largët si Ashraf në Shqipëri dhe të transferojë të gjitha forcat e saj atje, në mënyrë që me anë të metodave sektare të mund të kontrollojë mendjet dhe lidhjet e anëtarëve me botën jashtë.
Aktualisht, pjesëtarët e MEK në Shqipëri kryesisht janë të vendosur në Kashar të Tiranës në komplekset e banimit që quhet "vendi i dobishëm", ku në një farë mënyre mund të kenë një marrëdhënie të ngushtë me njerëzit e zakonshëm dhe banorët vendas dhe madje me disa nga të distancuarit e këtij kulti. Çështja e transferimit të kultit në pjesët e jashtme të qytetit ka qenë prej kohësh e vendosur në axhendën e sektit dhe vendndodhja e saj është caktuar dhe përgatitjet për transferim janë bërë dhe por transferimi ende nuk është bërë. Cila është arsyeja?
Disa besojnë se Ministria e Brendshme e Shqipërisë, e cila është përgjegjëse për strehimin e këtij grupi, është kundër transferimit. Disa thonë se Organizata "Shërbimet Shqiptare Për Refugjatë Dhe Migrantë” (RMSA) është kundër këtij transferimi. Natyrisht, pas gjithë kësaj kohe kulti thotë se përgatitjet përfundimtare ende nuk kanë përfunduar.
Transferimi nga kampi Liberty për në Shqipëri, të cilën Raxhavi e quajtur transferimin e madh dhe një fitore, me padyshim ka lënë ndikimin e vet të veçantë tek forcat e kultit, ndikim që me padyshim nuk mund të rikuperohet nga ana e kultit. Është fakt se anëtarët e kultit Raxhavi për vite me radhë kanë qëndruar të izoluar dhe jashtë botës së lirë në kampet Ashraf dhe Liberty dhe ata nuk kanë pasur as lidhjen më të vogël me botën jashtë kampeve. Papritur këta anëtarë u përballën me një ambient ku mund të krijonin lidhje me botën jashtë dhe kjo me padyshim ndikoi shumë tek ata. Shumë prej këtyre anëtarëve pasi u transferuan në Shqipëri, për herë të parë pas disa dhjetëra vitesh dëgjuan zërin e fëmijëve, panë strukturën e familjes dhe u njohën me zërin e telefonit apo çështje të tjera. Vetë anëtarët e këtij kulti kanë pohuar se kanë jetuar në kushte të jashtëzakonshme dhe se të tjerët i shikonin sikur të ishin alienë (jashtëtokësor). Një tjetër realitet, është prania e anëtarëve të distancuar përkrah anëtarëve të organizatës. Në Irak kjo gjendje nuk ka ekzistuar aspak. Tani anëtarët e kultit, vërejnë jetën e lirë dhe pa kufizime të anëtarëve të distancuar dhe që janë larguar prej kultit dhe në zemrat e tyre preferojnë të jenë të lirë. Autoritetet e organizatës kanë nxjerrë përfundimin se rrethi i organizatës është hapur dhe njerëzit kanë shijuar shijen e botës së lirë. Ata edhe pse janë të kufizuar dhe të ngjitur me njëri tjetrin, mirëpo nuk duan të kthehen në kushtet e kampit Liberty apo Ashraf, sidomos në kohën kur edhe kampi i ri është emëruar Ashraf. Krerët e kultit ndjejnë kërcënimin se në rast të zbatimit të planit për transferim në një vend të ri, shumë nga ata që ndjekin të distancuarit dhe larguarit nga kulti, nuk do të pranojnë të shkojnë në kampin e ri. Kjo është arsyeja kryesore që pengon organizatën të transferojë anëtarët e saj, sepse çdo pengese tjetër i jepet një zgjidhje. Disa prej anëtarëve kanë deklaruar se nëse organizata dëshiron t’i mbyllë ata në një kamp si kampet Ashraf dhe Liberty dhe ndaj tyre do të vendosen kufizime të tjera, ata në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë dhe kanë kërcënuar me distancim dhe largim nga organizata. Rrugëzgjidhja që ka menduar kulti Raxhavi për të tejkaluar këtë problem është që të bëjë transferimin në grupe në një kohë të caktuar dhe transferimi të nisë me personat që janë më pak problematikë dhe rezistojnë më pak. Për momentin brenda kultit ekziston një rezistencë e veçantë kundër transferimit, gjë e cila ka shqetësuar krerët e kultit. Disa prej anëtarëve kanë kërcënuar me largimin nga kulti në rast se bëhet transferimi. Sigurisht që krerët e kultit e dinë se në rast se transferimi nuk bëhet, kushtet aktuale nuk janë të përshtatshme pasi ato shkaktojnë ndarjen dhe largimin e më shumë anëtarëve. Kjo për arsye se anëtarët e këtij kulti në një farë mënyrë kanë krijuar lidhje me njerëzit e thjeshtë dhe kjo u ka krijuar atyre idenë që të largohen dhe distancohen prej kultit. Qorrsokaku i vendosjes në Shqipëri në çdo aspekt është bërë shkak për fundosjen e kultit dhe shumë shpejt pritet që shumë anëtarë të kultit të ndahen prej tij dhe të bashkohen me personat e distancuar, gjë e cila është një prej problematikave kryesore të kultit Raxhavi.