Rusia akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve të Brukselit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i57302-rusia_akuzon_kosovën_për_mospërmbushje_të_marrëveshjeve_të_brukselit
Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilij Nebenzja, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2017 15:13 Europe/Tirane
  • Rusia akuzon Kosovën për mospërmbushje të marrëveshjeve të Brukselit

Ambasadori i Rusisë pranë Kombeve të Bashkuara, Vasilij Nebenzja, ka kritikuar sot Prishtinën zyrtare se nuk është duke përmbushur marrëveshjet e Brukselit.

Gjatë fjalës së tij në Nju Jork, ku po mbahet seanca e rregullt e KS të OKB-së për gjendjen në Kosovë, diplomati rus tha se  politikanët në Prishtinë po ndihen të mbrojtur dhe se nuk po përmbushin marrëveshjet e arritura në dialogun e zhvilluar në Bruksel. Nebenzja ka thënë po ashtu se Rusia kërkon garanci për sigurinë e serbëve në Kosovë, ndërkohë që ka kundërshtuar kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë arsye për këtë. Ai ka paralajmëruar “për rrezikun nga radikalët islamikë” dhe “dënoi fjalorin e NATO-s, e cila kohë më parë paralajmëroi Prishtinën lidhur me aktivitetet ruse në Kosovë”.Diplomati rus ka tërhequr vërejtjen për pasoja të mundshme të një politike të tillë, sidomos në Maqedoni dhe Mal të Zi.