Kush është sekretarja ( amerikane), mbrojtëse e terroristëve?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i57922-kush_është_sekretarja_(_amerikane)_mbrojtëse_e_terroristëve
Elaine L. Chao sekretarja amerikane e transportit në qeverinë Trump, ka lindur më 26 mars 1953 në Tajvan. Ajo në fillim ka punuar në sektorin bankar për bankat e mëdha si City Corp dhe American Bank. Në fund të vitit 1980, ajo ka shkuar në Uashington ku ka punuar në sektorin e lundrimit në departamentin amerikan të transportit, si zëvendës sekretar.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 26, 2017 11:55 Europe/Tirane
  • Kush është sekretarja ( amerikane), mbrojtëse e terroristëve?

Elaine L. Chao sekretarja amerikane e transportit në qeverinë Trump, ka lindur më 26 mars 1953 në Tajvan. Ajo në fillim ka punuar në sektorin bankar për bankat e mëdha si City Corp dhe American Bank. Në fund të vitit 1980, ajo ka shkuar në Uashington ku ka punuar në sektorin e lundrimit në departamentin amerikan të transportit, si zëvendës sekretar.

Puna e saj në departamentin amerikan të transportit, vazhdoi si kryetare e komitetit federal të lundrimit. Si një republikane besnike, në vitin 1991 mori kryesinë e organizatës shtetërore Peace Corps, mirëpo shumë shpejt dhe me humbjen e Xhorxh Bushit në zgjedhje, ajo humbi vendin e saj të punës. Megjithatë me praninë dhe administrimin e organizatave më të mëdha vullnetare të botës, ajo mori ndihmë dhe jeta e saj u fut në një fazë të re. Elaine L. Chao në vitin 1992 u zgjodh në postin e kryetares dhe drejtorit të përgjithshëm të organizatës bamirëse The United Way of America. Më pas në vitin 1996 ajo u largua nga kjo organizatë dhe u anëtarësua në Fondacionin Heritage të ekstremit të djathtë. Në vitin 2001, Chao u zgjodh nga ish presidenti Bush në postin e sekretares amerikane të punës dhe në këtë mënyrë ajo u bë e para grua aziatike që merr këtë detyrë në kabinetin qeveritar të Amerikës. Ajo qëndroi në këtë post gjatë gjithë mandatit presidencial të Bushit. Një prej karakteristikave dalluese si sekretare amerikane e departamentit të punës, ishte ligji i ri i punës dhe përpjekja për të hequr ligjet e sigurisë dhe shëndetit në ambientet e punës. Chao në vitin 2016 u anëtarësua në institutin “Hudson Institute” që ishte një qendër hulumtuese me prirje konservatore. Chao është bashkëshortja e senatorit  Mitch McConnell.

McConnell ka qenë lider i shumicës në Senat që nga zgjedhjet e vitit 2014. Gjatë fushatave elektorale të McConnell në vitin 2014, Chao gjithashtu ishte në qendër të vëmendjes dhe kritikës. Kjo ishte për shkak të pranisë së saj në bordin e drejtuesve të filialit Bloomberg, i cili sponsorizoi aktivistë mjedisorë kundër industrisë së qymyrit, ndërsa McConnell ishte një mbrojtës i zellshëm i industrisë së qymyrit në Kentaki. Në janar të vitit 2015, Chao dha dorëheqjen nga posti i saj në Bloomberg.

Ndërsa punonte në Departamentin amerikan të Punës, megjithëse ajo u përqendrua më shumë në politikat e brendshme, Chao u aktivizua shumë për të forcuar planin e luftës së George W. Bush kundër terrorit, duke e cilësuar atë një veprim të logjikshëm për të nxitur politikat konservatore të punës. Në mesin e vitit 2002, qeveria amerikane nën pretekstin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare shtypi disa prej sindikatave të punës. Sipas Clarence Thomas, zyrtari i sindikatës së unionit lundrues dhe doganor, Sekretari i Brendshëm Tom Ridge dhe Sekretarja e Punës, Elaine L. Chao, personalisht i kanë thënë negociatorit të unionit se qeveria është e gatshme të parandalojë çdo grevë dhe në rast të ndonjë greve, reagimi më i paktë i Bushit do të jetë përdorimi i paktit Hartley, me anë të të cilit punëtorët duhet të kthehen në vendin e tyre të punës brenda 80 ditësh.

Chao, në vitin 2003, në qendrën e krahut të djathtë të shoqatës federaliste parashtroi idetë e saj konservatore dhe bëri thirrje për mbikëqyrje të fuqishme të qeverisë ndaj grupeve ligjore ndërkombëtare dhe organizatave të të drejtave të njeriut. Duke iu referuar OJQ-së federale, ajo tha se grupet multilaterale ndërkombëtare të OJQ-ve po bëhen aktori kryesor në opinionin publik dhe standardet globale dhe për këtë ajo këto organizata i quajti një "fushë beteje të re" për konservatorët dhe paralajmëroi se nëse Shtetet e Bashkuara në luftën e tyre globale dëshirojnë të thithin trurin, ata duhet t'u "kushtojë vëmendje të veçantë" këtyre organizatave. Chao gjithashtu mbrojti fjalimet luftënxitëse të Bushit dhe ka thënë: "Siç e dini mirë, presidenti Xhorxh W. Bush është në një betejë të vështirë me idetë. Jam krenare për udhëheqjen dhe vendosmërinë e tij në luftën kundër terrorizmit dhe zhvillimin e demokracisë".

Elaine L. Chao

Elaine L. Chao gjatë qëndrimit së saj në Fondacionin Heritage dhe para se të futej në qeverinë amerikane, u përpoq të zhvendoste opinionin e organizatave konservatore rreth Kinës, nga opinioni si një vend që kërcënonte dhe konkurronte Shtetet e Bashkuara, në opionin e një vendi me perspektivë të rëndësishme ekonomike. Tim Shorrock, shkrimtar i "Asia Times", përdor komentin e John Judith në revistën New Republic për të përshkruar qasjen e Fondacionit Heritage rreth Kinës. Sipas Judith, prejardhja e Chao është nga një familje e pasur në Tajvan dhe babai i saj ka qenë i lidhur ngushtë me ish-udhëheqësin kinez Jiang Zemin. Artikulli pohon se Chao si një nga menaxherët e vjetër të Fondacionit Heritage, duke ndihmuar Richard V. Allen, këshilltarin e Ronald Reagan, fondacionin në fjalë e ktheu në një nga kontribuesit më të rëndësishëm në partneritetin ekonomik me Kinën dhe njëkohësisht një nga mbështetësit e Tajvanit.

Chao vazhdoi qasjen e saj ndaj Kinës edhe pas futjes në kabinetin e Bushit. Ajo është një nga moderatorët midis politikanëve të lartë amerikanë që udhëtoi në Kinë në vitin 2006 për bisedime ekonomike. Ndërkohë që disa zyrtarë të lartë amerikanë theksuan rolin negativ të Kinës në reformën ekonomike, Chao përsëriti në mënyrë të vazhduar sfidat e Pekinit dhe besonte se ishte e rëndësishme të kuptohej se vizioni i Kinës për zhvillimin ishte i rrënjosur në historinë e tij dhe nuk është i bazuar tek standardet e Amerikës. Kinezët këtë zhvillim e shohin nga një këndvështrim relativ, ndërsa ne jemi duke e shikuar atë nga një perspektivë absolute krahasuese, ka thënë Chao. Chao, ndryshe nga homologët e saj kinezë, ka thënë se zyrtarët amerikanë po përpiqen t’i bëjnë Shtetet e Bashkuara të jenë të interesuar në një ekonomi të mirë të Kinës.

Veprimtaria në Departamentin Amerikan të Punës

Performanca e Ellen Chao si sekretare e punës nuk ishte aq shumë kënaqshme për shtresën punëtore. Sipas Politico, edhe pse Chao ka punuar për një administratë relativisht të moderuar të Bushit, por ajo ka baza serioze konservatore. Për shembull, gjatë tetë viteve të saj në Departamentin e Punës, sindikatat dhe liberalët e kanë sulmuar atë për aktivitetet e saj të kufizuara në promovimin e ligjeve që lidhen me pagat, kohën e punës dhe sigurinë në vendin e punës. Punonjësit federalë gjithashtu kanë organizuar një festë pas largimit të saj nga detyra. Rice Eisenbry, nënkryetar i Institutit të Politikave Ekonomike të krahut të majtë, thotë: "Chao ishte një sekretare e çrregullt e departamentit të punës. Ajo uli buxhetet aktuale, si dhe standardet e OSHA, të cilat minuan sigurinë e punëtorëve dhe rritën gjasat e manipulimit të të drejtave të tyre”. Në vend të përmirësimit të kushteve për punëtorët, ajo krijoi një luftë të përhershme kundër punëtorëve. Dick Meister, një gazetar i pavarur amerikan dhe aktivist i SHBA për të drejtat e punës në atë kohë rreth performancës së Chao në Departamentin e Punës ka shkruar:

Chao shumicën e kohës e ka kaluar në ligjërata për grupe konservatore. Në emër të Bushit, ajo flet për plane që janë në kontradiktë me interesat e punëtorëve,  me të cilat do të ndërtohej një sistem tjetër i sigurimit social. Ajo paralajmëroi sindikatat që të mos përdorin pensionet e tyre për të kundërshtuar planin e Bushit ose për të rekrutuar ose shkarkuar shërbimet në bazë të pozicionit të tyre në skemat e sigurimit shoqëror.

Për fat të keq, ka gjëra të tjera. Janë shumë. Chao kundërshtoi çdo rritje të pagës me minimumin prej 5.15$ në orë. Ajo beson se 170,000 anëtarë të forcave të Sigurisë Kombëtare duhet të hedhin poshtë të drejtat e sindikatave "për të mbrojtur më mirë amerikanët".

Ajo ishte mbështetëse e heqjes së ligjeve të punës, për të cilat ishte punuar 10 vjet me radhë. Këto ligje u hartuan për të mbrojtur punëtorët nga aksidentet e përsëritura, duke përfshirë 2 milionë punëtorë në vit, mirëpo në periudhën Chao më shumë se 20 ligje u tërhoqën. Plani mbajti shumë pak rregulla mbi sigurisë e punës. Ajo buxhetin e hartoi për të zbatuar rregullat e mbetura dhe eliminoi shumë organizata që ishin ngritur për të mbrojtur fuqinë punëtore.

Chao gjithashtu përpiqet tu imponojë sindikatave ligjet e transparencës monetare. Këto ligje i detyrojnë sindikatat që mijëra orë pune dhe miliona dollarë t’i investojnë për nxjerrjen e raporteve të sakta mbi shpenzimet e tyre edhe pse kjo nuk mund të jetë e nevojshme. Këto ligje për herë të parë u miratuan në vitin 1992 nga Neut Kingrixh për të dobësuar rivalët dhe për të mbështetur përkrahësit e tij. Pozita e sekretarit të punës për Chao, është burimi i dytë i të ardhurave të saj pasi ajo merr me miliona dollarë përfitime nga kompania Wells Fargo. Departamenti amerikan i punës nuk është i vetmi burim të ardhurash për Elaine L. Chao. Sipas sajtit Interespet, Chao nga kompania Wells Fargo merr një pagë nga 1-5 milion dollarë për katër vitet e ardhshme.

Mbështetja për grupin terrorist MEK

Chao ishte një prej oratorëve në konferencën e grupit MEK (Monafekin) të vitit 2015 në Paris. Ajo në këtë konferencë u rendit përkrah Marjam Raxhavi. Sipas raportit të zyrës etike profesionale të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chao për të mbajtur fjalim në seminarin e unionit për informim publik, që u organizua nga organizata MEK për shoqëritë iraniane në Evropë, ka marrë 50 mijë dollarë shpërblim. Ajo gjithashtu në mars të vitit 2016, për të mbajtur një fjalim në institutin kulturor të iranianëve në Misuri të Amerikës, që është pjesë e organizatës MEK në Amerikë, ka marrë shpërblim 17500 dollarë. ( Zyra për etikën profesionale në qeverinë amerikane, është organ i pavarur që monitoron konfliktet e interesave personale të pushtetarëve me detyrat e tyre shtetërore).

Departamenti amerikan i punës për të mbuluar faktin se Chao ka marrë para dhe shpërblime nga organizata të varura nga MEK ka pretenduar se ajo është përkrahëse e madhe e demokracisë dhe e të drejtave të grave në Lindjen e Mesme dhe fjalimet e saj bëhen për këtë qëllim “mirëpo ajo nuk ka mbajtur fjalim në ceremoninë e organizatës MEK”. Në këtë deklaratë të departamentit amerikan të punës, shtohet se fjalimet e saj janë bërë të qarta për anëtarët e të dy partive në Kongres, guvernatorët, ambasadorët, komandantët ushtarakë dhe ish drejtuesit e FBI dhe shumë për personalitete të tjerë me influencë. Grupi terrorist MEK prej vitesh përdor ish funksionarë amerikanë dhe evropianë në ceremonitë dhe takimet e tij kundër Iranit. Me dhjetëra funksionarë amerikanë nga të dy partitë, deri më sot kanë mbajtur fjalime në takimet e MEK. Një prej tyre është Newton Leroy Gingrich, ish kreu i Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltar i Trump në fushatën elektorale. Disa prej tyre qartazi janë shprehur se kanë marrë para dhe shpërblime nga MEK.

Rudy Giuliani ish kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një prej njerëzve më të afërt të Trump, gjithashtu ka pohuar se për të marrë pjesë në takimet e MEK prej këtij grupi ka marrë para. Mirëpo për shkak të dështimit të republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, ai nuk ka plotësuar formularin e transparencës monetare dhe për këtë nuk dihet shuma që ai ka marrë nga MEK. Giuliani, gjithashtu nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Associated Press lidhur me këtë rast. Gingrich edhe më herë ka dhënë fjalime në mbështetje të grupit MEK, siç ishte rasti i fjalimit në takimin e këtij grupi terrorist në vitin 2016 në Paris. Edhe pse nuk dihet nëse ka marrë para apo shpërblim dhe se sa ka marrë, ai deri më sot nuk ka dhënë shumën e saktë që ka marrë nga MEK. Departamenti amerikan i thesarit në vitin 2012 ka bërë një hetim mbi shumat e parave që MEK u ka dhënë politikanëve amerikanë. Hetimi është kryer pikërisht atë vit kur grupi terrorist MEK u hoq nga lista e grupeve terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Thesarit, deri më sot nuk është prononcuar mbi rezultatet e këtij hetimi. Niveli i marrëdhënieve të grupit MEK me anëtarët e afërt të qeverisë së Donald Trump, është një çështje e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane. Kjo vëmendje është përkushtuar edhe më shumë pasi 23 personalitete amerikane mes tyre Rudy Giuliani në një letër drejtuar presidentit Trump, janë përpjekur ta inkurajojnë atë që të futet në bisedime me Këshillin e ashtuquajtur Kombëtar të Rezistencës që është krahu politik i grupit terrorist MEK. Me veprimet armiqësore të qeverisë së Trump kundër Iranit si ndalimi i futjes së shtetasve iranianë në Amerikë, çështja e sanksioneve të reja kundër Iranit dhe futja e mbështetësve të MEK në qeverinë amerikane si Chao, Trump më shumë se çdokush tjetër është njeri i përzemërt për grupin terrorist MEK. Ashtu siç ka thënë Muhamed Mohadethin, një prej funksionarëve të sektorit të jashtëm të grupit terrorist MEK, ky grup është i kënaqur nga futja e disa personave në qeverinë amerikane, të cilët kërkojnë ndryshimin e politikave të Amerikës kundrejt Iranit.

Referencat:

 (1) https://www.biography.com/people/elaine-l-chao-214142

(2) ibid

(3) Associated Press, “Elaine Chao’s record suggests skepticism on new safety regs,” November 29, 2016, http://www.usneës.com/neës/business/articles/2016-11-29/trump-source-says-elaine-chao-is-transportation-pick

(4) Arit John, “Mitch McConnell’s Wife Is Turning Into a Campaign Liability,” The Wire, August 8, 2014,http://www.thewire.com/politics/2014/08/mitch-mcconnells-wife-is-turning-into-a-campaign-liability/375781/.

(5) Sam Youngman, “Elaine Chao resigns from Bloomberg board as it increases ‘Beyond Coal’ investments,” Lexington Herald Leader, January 21, 2015, http://www.kentucky.com/neës/politics-government/article44548389.html.

(6) David Bacon, “Unions Fear ‘War on Terror’ Will Overcome Right to Strike,” Inter Press Service, August 10, 2002,http://www.ipsnews.net/2002/08/labour-unions-fear-ëar-on-terror-will-overcome-right-to-strike/.

(7) Tim Shorrock, “Bush’s China Policies Confuse Conservatives, Liberals,” Asia Times Online, April 26, 2001,http://www.atimes.com/china/CD26Ad02.html.

(8) Steven Weisman, “U.S. Hits Resistance at Economic Talks in China,” New York Times, December 14, 2006,http://www.nytimes.com/2006/12/14/world/asia/15chinacnd.html?ex=1323752400&en=8acdf69c48c1159d&ei=5088&partner=rssnyt&emc=rss.

(9) Ariana Euniung Cha, “U.S., China Clash on Currency,” Washington Post, December 15, 2006,http://www.washingtonpost.com/ëp-dyn/content/article/2006/12/14/AR2006121400681.html.

(10) http://www.politico.com/story/2016/11/elaine-chao-transportation-secretary-231925

(11) http://www.dickmeister.com/id157.html

(12) http://www.slate.com/blogs/moneybox/2017/01/17/elaine_chao_will_get_millions_from_wells_fargo.html

(13) https://apnews.com/448c663c31124a428ca4b339d20ee569