Shqipëria dënon provokimet greke
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i61711-shqipëria_dënon_provokimet_greke
Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me planin rregullues të Himarës ka reaguar ministria për Evropen dhe punët e Jashtme të Shqipërisë, që e cilëson provokuese dhe ndërhyrje e paprecedentë qëndrimin e palës së vendit fqinj në këtë çështje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2017 16:52 Europe/Tirane
  • Shqipëria dënon provokimet greke

Pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke në lidhje me planin rregullues të Himarës ka reaguar ministria për Evropen dhe punët e Jashtme të Shqipërisë, që e cilëson provokuese dhe ndërhyrje e paprecedentë qëndrimin e palës së vendit fqinj në këtë çështje.

Kjo pasi përfshirja në debatin e brendshëm politik përbën një shkelje të praktikës diplomatike, të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve strategjike mes vendeve. Sipas ministrisë shqiptare, është deformin i realitetit lidhja që përpiqet të krijojë ministria greke mes ligjit për mbrojtjen e pakicave dhe planit rregullues në kuadër të Rilindjes urbane.  Më tej ajo shton se Qeveria shqiptare ka ofruar regjistrimin dhe kompensimin e pronës për banorët që preken nga zbatimi i planit. Më tej deklarata e ministrisë thekson se ligji për mbrojtjen e pakicave garanton të drejtat e anëtarëve të pakicave dhe rishpreh angazhimin e saj për trajtimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve.