Juncker premton anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në vitin 2025
Kreu i komisionit të Evropës shpresoi se Serbia dhe Mali i Zi do të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025.
Jean Clude Juncker, kreu i Komisionit Evropian në një konferencë të përbashkët shtypi me Boris Borisov kryeministër i Bullgarisë, shpresoi që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohen në union deri në vitin 2025. Bullgaria do të marrë kryesinë e radhës së BE më 1 janar të vitit 2018. Juncker në fjalimin e tij të shtatorit ka kërkuar zgjerimin e BE me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit. Mirëpo Serbia thotë se do të vazhdojë politikën e saj të ecjes ndërmjet Rusisë dhe perëndimit, duke vënë në rend të parë interesin e saj. Ivica Daçiç këmbëngul se Serbia duhet të shohë më së pari interesat e saj, e në këtë prizëm, duhet ta vazhdojë politikën e ecjes mes Rusisë dhe Perëndimit. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, shefi i diplomacisë serbe tregoi se Beogradi nuk ka ndërmend të sakrifikojë marrëdhëniet me aleaten e tij të hershme Moskës, në këmbim të marrëdhënieve më të ngrohta me SHBA e BE-. Duke iu referuar komenteve të zëvendës ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, Daçiç tha: “Kur dikush na kërkon të mos ulemi në dy karrige, atëherë ai po përpiqet të na heqë karrigen që ne të rrëzohemi. Për këtë arsye mendoj se nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj kritike. Është me rëndësi që t’i përmbahemi interesit tonë kombëtar. Beogradi, sipas tij, do të vazhdojë aleancën e ekuilibruar me Perëndimin, Rusinë dhe Kinën. Bashkimi Evropian është partneri më i madh tregtar i Serbisë dhe investitori kryesor i saj, ndërsa Rusia nga ana tjetër mbetet furnizuese numër një i vendit me naftë dhe gaz natyror.