Muxhahedinet iraniane kërcënojnë lirinë e medias, censurojnë televizionin Ora News
Forca e organizatës se Muxhahedineve Iraniane ne Shqipëri është e paimagjinueshme. Organizata ne fjale që njihet si MKO, MEK, National Council of Resistance of Iran, Kulti Raxhavi etj. jo vetëm që kërkon te rrezojnë me dhune qeverinë e Iranit, jo vetëm që ka arritur te rekrutoje politikane, deputete dhe te rinj shqiptar ne fushaten e tyre kunder Iranit, por fuqia e tyre tanimë është shtrire edhe mbi mediat e Shqipërisë.
Ne datën 8 dhe 9 nëntor aktivistja britanike dhe ish-anëtarja e organizatës Mojahedin el-Halk, Anne Singleton – Khodabandeh vizitoi Shqipërinë. Gjate qëndrimit ajo vizitoi disa institucione dhe dha disa intervista për mediat shqiptare, duke treguar eksperiencën e saj ne procesin e deradikalizimit te ekstremisteve te dhunshëm. Anne Singelton u intervistua nga disa televizione nder te cilat Ora News dhe TemA TV. Ajo dhe disa ish-muxhahedine te cilët kane braktisur organizatën xhihadiste dhe janë deradikalizuar, dhanë intervista ku tregonin eksperiencën dhe vuajtjet e tyre ne organizatën xhihadiste iraniane dhe arsyet pse vendosen te braktisin xhihadin.
TemA TV dhe Ora News ben reportazhe me Anne Singletonin dhe kërkuan një kundër-reagim ndaj tezave te saj edhe nga organizata e muxhahedineve ne Tirane. Por reportazhi qe do te transmetohej nga një nga këto televizione nuk u shfaq kurrë. Muxhahedinet jo vetëm qe refuzuan ti përgjigjen pyetjeve te gazetarit që shkoi ti intervistoje por shkuan ne redaksinë e medias ne fjale dhe “binden” pronarin qe te mos shfaqte intervistën e aktivistes britanike.
Ndersa Ora News e shfaqi intervistën e aktivistet britanike ne ditën e diele me 12 nëntor 2017. Megjithatë, sot dy dite me pas intervista e aktivistes britanike Anne Singelton është fshire nga Ora News, nga kanali i saj ne youtube dhe nga edicioni i lajmeve te datës 12 nëntor 2017. Muxhahedinet iraniane, kjo organizate okulte dhe xhihadiste që operon ne Shqipëri duket që pushtetin e saj e ka shtrire jo vetëm te politikanet e korruptuar shqiptare por edhe te media shqiptare. Kjo që po shkruajmë këtu nuk është një teori konspirative, por fakt. Me poshtë janë linket e fshira te televizionit Ora News ku Anne Singleton fliste për eksperiencën e saj me organizatën xhihadiste iraniane:
Edicioni i lajme te Ora News ku është prere intervista:
http://www.oranews.tv/emisionet/edicioni-i-lajmeve/arrestimi-i-gjyqtarit-te-henen-para-gjykates-sekseri-qe-mori-20-mije-euro
Faqja e Ora News ku është fshire lajmi:
http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-pr-ora-news-anne-singelton-muxhahedinet-po-rekrutojne-te-rinjte-shqiptare#.WgipuWBtZ84.facebook
Linku ne youtube ku lajmi është fshire:
https://www.youtube.com/watch?v=w3Tu_JltAx8&feature=youtu.be
(Gazeta Impakt)
Intervistën e plotë mund ta gjeni edhe në faqen Pars Today me këtë titull:
Singelton për Oranews: Ushtria e terroristëve të MEK rekruton të rinj shqiptarë
http://parstoday.com/sq/news/balkans-i62409-singelton_p%C3%ABr_oranews_ushtria_e_terrorist%C3%ABve_t%C3%AB_mek_rekruton_t%C3%AB_rinj_shqiptar%C3%AB