Massoud Khodabandeh i pergjigjet shpifjeve te MEK-ut ne Gazeta TemA
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i62552-massoud_khodabandeh_i_pergjigjet_shpifjeve_te_mek_ut_ne_gazeta_tema
Kjo nuk është një e papritur pasi MEK gjithmonë i ka sulmuar kritikët e saj në vend që t’i përgjigjet kritikave që i bëhen. Megjithatë unë jam i befasuar që ju nuk morët mundimin të kontaktoni me mua ose me Annen për ndonjë sqarim mbi komentet shpifëse të bëra. Unë mendoj se lufta kundër lajmit të rremë nuk ka arritur akoma tek ju.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 18, 2017 07:50 Europe/Tirane
  • Massoud Khodabandeh i pergjigjet shpifjeve te MEK-ut ne Gazeta TemA

Kjo nuk është një e papritur pasi MEK gjithmonë i ka sulmuar kritikët e saj në vend që t’i përgjigjet kritikave që i bëhen. Megjithatë unë jam i befasuar që ju nuk morët mundimin të kontaktoni me mua ose me Annen për ndonjë sqarim mbi komentet shpifëse të bëra. Unë mendoj se lufta kundër lajmit të rremë nuk ka arritur akoma tek ju.

Përgjigje shkrimit defamues të Gazetës Tema
I nderuar zotëri / zonjë

Jam informuar nga kolegët e mi në Tiranë se ju keni botuar një shkrim shpifës

http://www.gazetatema.net/2017/11/07/loje-spiunesh-ne-tirane/  kundër meje (Massoud Khodabandeh) dhe gruas sime (Anne Khodabandeh – Singleton).Interesante e pretendimeve shpifëse në këtë shkrim është se ato bazohen në ‘raportet’ që supozohet se vijnë nga ministria e mbrojtjes e Shteteve të Bashkuara (Pentagoni) dhe libraria e kongresit të SHBA-së. Ato nuk janë të vërteta. Janë të rreme. A nuk menduat për një moment që ti kontrolloni këto burime, ndoshta me atasheun ushtarak të Ambasadës Amerikane në Tiranë? Sa për informacion, raportet në librarinë e kongresit të SHBA-së janë të disponueshme për publikun. Asnjë raport i tillë nuk ekziston aty.

Në çdo rast, një kontroll i thjeshtë mbi të dhënat tona do të tregonte se ne jemi qytetarë britanikë që jetojmë në të njëjtën shtëpi prej gjashtëmbëdhjetë vjetesh në Britaninë e Madhe. Prandaj pretendimi se autoritetet amerikane kanë qenë pas meje që nga viti 2013 do alarmonte çdo gazetar serioz. Ideja se ne si shtetas britanikë nuk jemi hetuar dhe burgosur si spiunë për një vend të huaj, për të cilin Britania e Madhe është në një nivel të lartë armiqësie gjë në të cilën bazohet akuza e artikullit tuaj, është më e cuditëshmja dhe me të vërtetë e zgjeron imagjinatën e çdo personi normal.

Personaliteti im është i njohur gjerësisht. E lash MEK-un derisa ata ende gëzonin mbështetjen brutale të Sadam Huseinit në Irak. Kur u largova isha një anëtar i rangut të lartë i komitetit qendror, anëtar i krahut politik (NCRI) dhe isha kreu i sigurisë së udhëheqjes së organizatës. Që nga viti 2003 dhe prej rënies së Saddamit kam punuar si konsulent në departamentin e qeverisë së Irakut me përgjegjësi për dëbimin e MEK nga ai vend si dhe për mënyrën e krijimit të lehtësisë së kësaj ngjarjeje me më shumë siguri që do të ishte e mundur. Një mision në të cilin më vjen mirë ta them se patëm vërtet sukses.

Anne ishte gjithashtu anëtare e kësaj organizate dhe iu nënshtrua trajnimit ushtarak në kampin terrorist të Sadam Huseinit në Irak. Ajo kaloi shumë vite në të ashtuquajturën departamentin e marrëdhënieve publike të MEK-ut. Ne u takuam dhe u martuam pas largimit nga MEK. Anne aktualisht punon si konsulente nën qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar me detyrën për të parandaluar të rinjtë që të rekrutohen në ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin në aktivitetet e huaja të cilat duan tu vjedhin të ardhmen dhe nganjëherë edhe jetën e tyre. Ajo sapo ka vizituar vendin tuaj me një mandat të dhënë nga deputetët europianë për të raportuar gjendjen e organizatës Mojahedin Khalq (e njohur si MKO, MEK, NCRI, kulti Rajavi, ushtria private e Sadamit) në Shqipëri.

Megjithatë, përsëri po ju kujtoj parimet bazë të gazetarisë. Ju dështuat në informimin e lexuesit tuaj se Farid Toutonchi, autori, është një anëtar aktiv i organizatës terroriste Mojahedin Khalq. Ne arritëm që ta dëbojmë atë nga Iraku së bashku me anëtarët e tjerë të grupit. Amerikanët pastaj i hodhën ata në vendin tuaj. Ska dyshim që statusi i tij në vendin tuaj, si i krejt MEK-ut, do të bëhet i qartë kur të dalë në gjykatë për t’u përgjigjur për këtë artikull shpifës.

Ju gjithashtu nuk arritët të përmendnit se pamja e kësaj pjese qesharake përputhej me intervistat e bëra në mediat shqiptare nga tre ish-anëtarë të MEK, të cilët më në fund arritën ti shpëtonin njëzet e pesë vjetëve skllavëri në këtë grup.

Ju gjithashtu keni dështuar të informoni lexuesit tuaj se nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë prej pohimeve shpifëse kundër meje dhe gruas sime nga ndonjë burim zyrtar ose burim tjetër i besueshëm (dmth jo nga faqet e internetit të MEK). Në vend të kësaj, ju keni përmendur faqen tonë të internetit Iran-Interlink.org (një faqe para ekzistencës së faqes tuaj), por nuk përmendet se kjo organizatë ka ndihmuar dhe po ndihmon viktimat dhe familjet e viktimave të Mojahedin Khalq. Nëpërmjet Iran-interlink ne po ndihmojmë anëtarët e skllavëruar të MEK-ut që të fitojnë lirinë e tyre. A konsiderohet ky spiunazh në Shqipëri? Detajet e kontaktit për këtë faqe janë gjithashtu lehtësisht të disponueshme.

I nderuar zotëri/zonjë

Mojahedin Khalq është dëbuar nga Iraku për në vendin tuaj për t’u deradikalizuar. Qeveria juaj madje u pagua për këtë detyrë. Kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, ne po shohim amerikanë të njohur luftënxitës që po e ringjallin këtë organizatë terroriste kundërshtare të Iranit, siç kanë bërë me shumë të tjera kundër Turqisë, Irakut dhe Sirisë.

Anne ka vizituar Shqipërinë për të paralajmëruar aktivitetet e MEK-ut. Një shqetësim i veçantë është rekrutimi i të rinjve shqiptarë për t’i shërbyer grupit. Me një eksperiencë dhe njohuri personale, ajo është në gjendje që të paralajmërojë grupet civile shqiptare se çfarë po ndodh dhe se si ta parandalojnë këtë.

 

Duke pasur parasysh këtë, mënyra më e mirë për të përcaktuar se çfarë po bën aktualisht MEK në Shqipëri është të organizoni një debat të drejtpërdrejtë mes Annes dhe lideres së MEK-ut, Maryam Rajavit, ose me një nga pasuesit e saj në mënyrë që e vërteta të dalë në arenën publike. Anne do të shpjegojë detyrën e saj për të provuar statusin ligjor për pasuesit e Rajavit në vendin tuaj dhe të paralajmërojë kundër rekrutimit. Maryam Rajavi mund t’i shpjegojë popullit shqiptar se pse ajo po bën thirrje për luftë dhe terrorizëm. Qytetarët e Shqipërisë tashmë kanë shumë dyshime për sjelljen e çuditshme dhe aktivitetet sekrete të këtij grupi. Një shpjegim nga Rajavi për mediat do ja vlente për të sqaruar se kush është ky grup dhe çfarë po bëjnë në vend. Megjithëse kam dyshimin se e gjithë kjo ka për ta bindur edhe më shumë shoqërinë civile shqiptare se ata nuk do ta duan një grup kaq të diskutueshëm, provokues dhe sekret që të jetojë pranë familjeve, fëmijëve dhe rinisë së tyre.

Me ndihmën tonë, mbi një mijë anëtarë të MEK-ut janë larguar nga ky grup gjatë dekadës së fundit. Nëse ka ende ndonjë dyshim për ndershmërinë time dhe të gruas sime, ju sugjeroj t’i ftoni këta ish anëtarë që të flasin për përvojat e tyre.

Për këtë çështje kam informuar avokatin tim dhe po e dërgoj një kopje të kësaj letre në ambasadën shqiptare në Londër për të kërkuar sqarime mbi gjendjen e drejtësisë shqiptare në lidhje me këto çështje.

Sinqerisht juaji,

Massoud Khodabandeh