Konferenca e grupit Moxhahedin-e Khalk në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64683-konferenca_e_grupit_moxhahedin_e_khalk_në_paris
Qeveria franceze në një veprim që dëshmoi politikat dyfytyrëshe të Francës, lejoi organizimin e takimit të grupit terrorist Moxhahedin-e Khalk në Paris.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Konferenca e grupit Moxhahedin-e Khalk në Paris

Qeveria franceze në një veprim që dëshmoi politikat dyfytyrëshe të Francës, lejoi organizimin e takimit të grupit terrorist Moxhahedin-e Khalk në Paris.

Siç raporton agjencia e lajmeve Mehr, në Paris u organizua të shtunën konferenca e grupit terrorist Monafekin, ku kryetarja e këtij grupi terrorist Marjam Raxhavi, duke harruar krimet e panumërta që ka kryer kundër popullit iranian theksoi se qëllimet e propagandave të saj kundër sistemit të RII është forcimi i unitetit të popullit që aspiron për liri dhe demokraci! Ajo duke kundërshtuar vullnetin e popullit të Iranit dhe duke ndjekur sloganet e përsëritura të padronëve të saj amerikanë, pretendoi se lufta ndaj Iranit islamik është më e rëndësishëm sesa lufta kundër ISIS-it. Raxhavi duke vazhduar gabimin e përllogaritjeve të saj, e konsideroi të sigurt ndryshimin e sistemit të RII dhe parashikoi se ndryshimi i sistemit në Iran do të jetë i shpejtë. Por ajo që ishte më e rëndësishme sesa pretendimet e përsëritura të kryetares së Monafekinëve, ishin kushtet e organizimit të kësaj konference nga një vend që gjatë këtyre ditëve po dëshiron të dëshmohet tepër aktiv në zhvillimet e LM, ndërsa presidenti francez Emanuel Macron po pretendon se është çelësi i zgjidhjes së të gjitha problemeve të rajonit. Parisi ishte vendtubimi i terroristëve duart e të cilëve janë lyer me gjakun e popullit iranian, ndërsa të hënën ministri i jashtëm francez Jean Iv Ludrian do të shkojë në Uashington për të diskutuar me amerikanët mbi rrugët e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe të ushtrimit të presionit ndaj programit raketor të Iranit.