PS do të çojë për ndjekje penale Kryemadhin dhe deputetë të LSI
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i64829-ps_do_të_çojë_për_ndjekje_penale_kryemadhin_dhe_deputetë_të_lsi
Partia Socialiste nuk do të mjaftohet vetëm me procedimin që policia ka nisur për kryetaren e LSI, por do të dorëzojnë edhe vetë mesa duket një kallzim me akuzën e moslejimit të ushtrimit të detyrës së deputetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 15:45 Europe/Tirane
  • PS do të çojë për ndjekje penale Kryemadhin dhe deputetë të LSI

Partia Socialiste nuk do të mjaftohet vetëm me procedimin që policia ka nisur për kryetaren e LSI, por do të dorëzojnë edhe vetë mesa duket një kallzim me akuzën e moslejimit të ushtrimit të detyrës së deputetit.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, tha se Kryesia e grupit është duke përgatitur materialin dhe se Kryemadhi rrezikon deri në 5 vite burg. Balla deklaroi: Kushdo që i shkon ndërmend si deputetes Monika Kryemadhi apo dhe deputetë të tjerë dhe e theksoj vetëm të LSI-së, të cilët ushtruan dhunën ndaj deputetëve të PS. Rasti i dhunimit të deputetit Olsi Manja nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është rast i paprecedent. Sipas nenit 235 të kodit penal, sigurisht jemi në kushtet e moslejimit të ushtrimit të detyrës dhe sigurisht që dënohet me gjobë deri në 5 vite burg. Numri dy i PS-së e shfaq hapur se fajëson vetëm LSI-në në këtë rast, ndërsa i sugjeron të dyja forcave PD-LSI të kërkojnë falje për situatën e krijuar. Balla shtoi: Mirëpres një ndjesë publike nga PD dhe LSI për dhunimin e institucionit më të rëndësishëm të Shqipërisë që është Kuvendi. Nuk na kanë votuar ne qytetarët për të parë shfaqe skandaloze të deputetëve të shpërdoruar nga urdhrat politike të liderve politikë të të dy partive të marra së bashku. Burimet bëjnë me dije se PS po shqyrton mundësinë e thirrjes së Byrosë së Kuvendit për të marrë masa për deputetët. Por çfarëdo mase përjashtimi nuk do të kishte vlerë, duke qenë se seanca e fundit ishte ajo e kësaj të hënë, 18 dhjetor 2017, për të rinisur në janar pas pushimeve.