Pritet zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë
(last modified Mon, 08 Jan 2018 07:08:13 GMT )
Janar 08, 2018 08:08 Europe/Tirane
  • Pritet zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes Maqedonisë dhe Greqisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për televizionin grek Alpha Tv ka shprehur optimizëm dhe bindje se të dy palët kanë kapacitet dhe mund të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Zaev tha se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dy shtetet, duke shtuar se një zgjidhje e tillë është e mundshme, ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy palët, por refuzoi të japë detaje që, siç tha ai, të mos dëmtohet procesi i negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Jam i bindur se ekziston zgjidhje dhe rendi është që atë zgjidhje për qytetarët e Greqisë ta kumtojë kryeministri Alexis Tsipras, ndërsa unë qytetarëve të mi. Por, besoj se është e mundur që deri në fund të muajit qershor të vitit 2018 të gjendet zgjidhje, e cila përfundimisht do ta avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe kur përfundimisht, unë do të mund të them si kryeministër i shtetit tim, se kemi krijuar edhe një aleat të madh, e ai është shteti fqinj jugor”, tha kryeministri Zaev. I pyetur në lidhje me vijat e kuqe, ai tha se në rast se ekzistojnë vija të kuqe, ato do të ishin vetëm frena ose bllokadë për gjetjen e zgjidhjes. “Vija jonë e kuqe është vija që shkëlqen fuqishëm si udhërrëfyes në rrugën për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare për problemin”, tha Zaev. Zaev në intervistë disa herë përsëriti se përcaktimi strategjik dhe vizioni i Maqedonisë është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se me Greqinë patjetër duhet të jemi miq, ndërsa shtoi se synimi i Maqedonisë është të jetë një shtet bashkëkohor, me ekonomi stabile, shtet që beson në standardet e Bashkimit Evropian.

Tags