Serbet e Bosnjes kunder BE dhe SHBA
Në Banja Luka të Bosnje Hercegovinës, serbët boshnjakë festuan këtë të martë 9 Janarin duke e konsideruar si ditën kombëtare të republikës Serbe në Bosnje Hercegovinë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se parada e së martës është në kundërshtimin e Bashkimit Evropian dhe SHBA, por gëzon mbështetjen e Rusisë. Përkujtimi i kësaj dite është ndaluar nga gjykata kushtetuese e vendit si masë parandaluese ndaj diskriminit të grupeve të tjera etnike. Reagim i ashpër ka ardhë edhe nga ambasada amrikane në
Serbët e Bosnje Hercegovinës kanë mbajtur një parade të martën për të shënuar përvjetorin e pavarësisë duke e konsideruar 9 Janarin si dita kombëtare e Republikës Serbe. Ceremonia që mblodhi qindra serbë boshnjakë u zhvillua në qytetin e Banja Lukës për të përkujtuar 9 janarin e vitit 1992, ditën kur ata shpallën pavarësinë, ditë të cilën ata e quajnë ditën e tyre kombëtare.
Deklarata e pavarësisë erdhi pasi serbët e Bosnjës bojkotuan një referendum, në të cilin boshnjakët dhe kroatët votuan për t'u ndarë nga Jugosllavia. Ngjarjet shkaktuan luftën e Bosnjes të vitit 1992 deri më 1995. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Parada e së martës ishte në kundërshtimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, por kishte mbështetjen e Rusisë.
Përkujtimi i kësaj dite është ndaluar nga gjykata kushtetuese e vendit si masë parandaluese ndaj diskriminimit të grupeve të tjera etnike. 9 janari u kujton boshnjakëve dhe kroatëve qindra-mijëra qytetarët e vrarë gjatë luftës së viteve 90-të nga forcat serbe.
Nga ana tjetër, serbët boshnjakë shënojnë 9 janarin si përvjetorin e krijimit të njësisë së Republikës Serbe. Lidhur me këtë paradë ka reaguar ashpër dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, e cila njoftoi se festimi zyrtar i Ditës së Republikës Serbe është anti kushtetues. Ambasada amerikane nënvizoi se mos respektimi i vendimit të gjykatës kushtetuese paraqet shkelje të sundimit të ligjit dhe ata që e bëjnë këtë duhet të përgjigjen.
Një javë më parë Presidenti i Republikës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik përsëriti nxitjen që serbët boshnjakë, më 9 janar në Banja Llukë të organizonin festën edhe pse është në kundërshtimin e vendimit e Gjykatës Kushtetuese.