52% e serbëve në favor të anëtarësimit të Serbisë në BE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i67539-52_e_serbëve_në_favor_të_anëtarësimit_të_serbisë_në_be
Rreth 52% e shtetasve serbë janë shprehur në favor të anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Ministria e Integrimit Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 23, 2018 15:41 Europe/Tirane
  • 52% e serbëve në favor të anëtarësimit të Serbisë në BE

Rreth 52% e shtetasve serbë janë shprehur në favor të anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të fundit të kryer nga Ministria e Integrimit Evropian.

Ministrja serbe e Integrimit Evropian,  Jadranka Joksimovic u shpreh e kënaqur me sondazhin e fundit, që kjo ministri kryen çdo gjashtë muaj, ku në dy të mëparshmet  rezultatet kanë qënë 47% dhe 49% në favor të integrimit të Serbisë në BE. “Pas kaq shumë kohësh ne arritëm ta tejkalonim kufirin e 50% dhe unë jam shumë e kënaqur “, deklaroi ajo. Gjithashtu, Joksimovic deklaroi se në bazë të të dhënave, 65% e të anketuarve thanë se mbështesnin procesin e reformave në vend, pavarësisht nga negociatave të Serbisë me Brukselin. “Dhe kjo tregon se,  serbët dëshirojnë një vend më modern dhe efikas”, theksoi ajo.