Putin gati të njohë pavarësinë e Kosovës!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i67869-putin_gati_të_njohë_pavarësinë_e_kosovës!
Gazeta “Blic” e Beogradit, paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës dhe shkruan se Putin është gati ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 28, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Putin gati të njohë pavarësinë e Kosovës!

Gazeta “Blic” e Beogradit, paralajmëron ftohjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Moskës dhe shkruan se Putin është gati ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Rusia e ka shfrytëzuar gjithmonë Serbinë si trampolinë për realizimin e interesave të saj gjeopolitike. Serbinë, më shumë shtet e ka bërë Europa, sesa Rusia. Se sa e mbrojti Rusia këtë shtet u pa në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, kur asnjë ushtar rus nuk vdiq për Serbinë”, shkruan gazeta serbe. E përditshmja e Beogradit shkon më tej, duke pohuar se Europa ka kontribuar më shumë për Serbinë: “Po të mos ishin investimet europiane, ky shtet do të kishte falimentuar prej vitesh. Vetëm në 10 vitet e fundit, BE ka investuar mbi 5 miliardë euro. Europa hap çdo ditë fabrika të reja, duke punësuar serbë të shumtë”. Politologu serb Cvetiçanin thekson për Blic-in se Putin, në një bisedë me partnerët e tij perëndimorë, ka thënë se “unë nuk jam miku juaj, por as armiku juaj. Unë jam President i Rusisë”. “Blic” pretendon se ka mësuar se Rusia mund t’i bëjë lëshim Amerikës për Kosovën, në këmbim të Krimesë apo çështjeve të tjera botërore.